Protestuesi: Rama krijoi një qeveri bushtër, Shqipëria është në rrezik dhe duhet ta mbrojmë!

Gjatë protestës së 49-të radhazi para Kryeministrisë, një prej qytetarëve që mori fjalën bëri thirrje për bashkim dhe vijimin e qëndresës kundër qeverisë.

Ai akuzoi mazhorancën për dëmtimin e vendit dhe u bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen “si një trup i vetëm”.

“Shqipëria është në rrezik dhe duhet ta mbrojmë”, deklaroi protestuesi, ndërsa kritikoi edhe institucionet shtetërore, duke ngritur pyetje mbi rolin e tyre.

Në përfundim të fjalës së tij, ai kërkoi që qytetarët të vijojnë protestat dhe të kërkojnë ndryshim.

Protestuesi: Ju përshëndes nga zemra thellësisht. Jo, por atdheu… Ju falënderon aq shumë sa s’ka ku të shkojë. Të bashkohemi të gjithë në një trup të vetëm. Të bashkohemi për të shpëtuar atdheun nga ky armik tepër i rrezikshëm, nga ky armik që deri sa ta shkatërrojë Shqipërinë. Kërkon gjakderdhje deri në fund. Kujdes, kujdes shqiptarë të nderuar. Kujdes sepse ky është një njeri i atillë që kërkon vetëm gjakderdhje. Ashtu siç bëjnë dhe vëllezërit e tij. Në qoftë se do të kishte ndonjë diçka, që t’i jepej këtij njeriu, me një fjalë, do t’i jepja tërheqjen zvarrë në të gjithë Shqipërinë.

Do t’i jepja masakrën më të madhe, atë që po i bën këtij populli, do t’i jepja masakrën më të madhe siç po na e bën, edhe vuajtjet më të mëdhaja siç po na i trajton. Me një fjalë. Do rrojë Shqipëria!

Dhe një gjë tjetër, një gjë tjetër do t’ju kujtoj. Ju lutem të mbani një minutë heshtje, të dëgjoni se toka po dridhet. Dëgjoni mirë. Toka po dridhet. Mos kujtoni se është tërmet. Janë ata të rënët që kanë vdekur edhe kërkojnë të ngrihen për të çuar në vend, amanetin e tyre që kanë lënë, ta mbrojmë Shqipërinë deri me pikën e fundit të gjakut.

Ai është një fytyrë e atillë, një fytyrë e pështirë, një gjakpirës… Krijon një qeveri bushtër dhe përfundimisht, që bushtrat të shesin veten, edhe ky do ta shesë Shqipërinë. Turp t’i zoti, turp! Çohuni! Çohuni shqiptarë! Bashkohuni në një trup të vetëm, ta mbrojmë Shqipërinë. O Shqipëri, o vdekje! Vdekje tradhtarëve! Vdekje! Pa qeveri, pa dreq, pa shejtan, pa parti… të zhduken partitë komplet! Nuk ka populli fonde për të paguar për partitë. As nuk dua të ketë, as nuk dua të ashtu. Ju lutem, qeveria që ndoshta rrëzohet dhe kam një shpresë të madhe se do rrëzohet kjo qeveri, me një fjalë, të krijojë një kushtetutë që kushdo ta lexojë, të dridhet para asaj kushtetute.

Ku janë intelektualët e Shqipërisë? Ku janë strukur? Ku janë… ku është presidenti i republikës? Ku është… ku është garda e republikës? Ku janë forcat e rendit? Kë po mbrojnë? Shtet nuk ka! Cili rend? Ky është rendi. Rendi të mbrojmë Shqipërinë. Nuk keni punë tjetër. Ky është rendi sot. Nuk ka rend tjetër. Prandaj, ju bëj thirrje edhe një herë, të bashkohemi si një trup i vetëm për mbrojtjen e atdheut që është në rrezik, është drejt katastrofës, drejt shfarosjes. Ju faleminderit, ju faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …