51 ditë protestë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen!

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kanë nisur marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me destinacion selinë e Kryeministrisë.

Nën thirrjet “Rama jep dorëheqjen” dhe me pankarta në duar, protestuesit kanë lënë sheshin ‘Skëndërbej’ duke u drejtuar drejt godinës së qeverisë.

Marshimi do të vijojë në rrugë e Tiranës pas fjalimeve të qytetarëve dhe diasporës, të cilët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe kanë kërkuar reagim më të gjerë qytetar kundër qeverisë “Rama”.

Gjatë protestave të zhvilluara deri më tani janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë Rama, ndërsa pjesëmarrësit kanë ngritur shqetësime për gjendjen ekonomike, emigracionin dhe projektet që dëmtojnë interesin publik dhe pasuritë kombëtare.

Protestuesit kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim të mënyrës së qeverisjes.

About Redaksia

Check Also

Qytetari: Kryeministri bridh, Taulanti vendos! Kemi marrë fund, pensionistë e studentë të ngrihen!

Një qytetar ka deklaruar se del në protestëpër skandalet e qeverisë shqiptare. Gjatë një prononcimi …