“Ju erdhi fundi”! Qytetarët mblidhen para Kuvendit, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Qytetarët kanë nisur të mblidhen para parlamentit për të protestuar duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama.

Ata janë vendosur në hyrjen anësore të kuvendit të Shqipërisë, pranë Akademisë së Shkencave dhe thërrasin ‘Vdekje tradhëtarëve!’ ‘Ju erdhi fundi!”

Ndërkohë policia ka rrethuar godinën e parlamentit. Gjithashtu është pozicionuar dhe një autobot me ujë.

Në protestën e 2 korrikut pati përplasjes mes policisë dhe protestuesve e policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit.

Deri tani nuk është paraqitur ndonjë deputet në kuvend. Ndëkohë PD ka thirrur grupin parlamentar sot në orën 11:00. Ndërsa Kuvendi ka caktuar fillimin e seancës parlamentare në orën 12:00.

Sot është dita e 51-të e protestës qytetare kundër qeverisë Rama.

About Redaksia

Check Also

Abuzimi miliona euro, Linda e AKSHI-t paraqitet në SPAK

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur sot në SPAK. Karçanaj, ndaj të cilës është …