Berisha tregon tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba: SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë Socialiste!

-Meqë jemi te milionat e eurove, dy pyetje. E para, gjatë firmosjes së procesverbalit nga ana juaj, konstatuat ndonjë fletë nga ‘Albanian Files’, dhe ju tha nëse e kanë regjistruar, dhe e dyta, i kishte marrë Kanye Ëest paratë, 4 milionë euroshin?

Sali Berisha: Këtë e kam thënë me kohë. Kemi të bëjmë me një seksion, me një organizatë të Partisë Socialiste. Mos prisni ju as edhe një hetim përveç atyre që u urdhëron Edi Rama. ‘Albanian Files’, është një nga krimet më të mëdha, por krimi i të gjitha krimeve është krimi i zgjedhjeve dhe amnistia e krimit elektoral, natyrisht dhe fshehja e emrave të tre zyrtarëve që përfaqësuan narko-shtetin në Aruba.

-Në dosjen që keni ju, janë emrat? Pse s’i bëni publike?

Sali Berisha: Jo, unë nuk kam dosjen, të jem i sinqertë. Kam të dhëna. Po ta kisha të garantoj që do i publikoja 100%. Unë kam të dhëna për emrat.

-Emrin e Damian Gjiknurit e thatë dhe ai u betua që nuk ka qenë…

Sali Berisha: U betua në Kushtetutë dhe jo në Bibël sepse ky është një personazh kompleks. Ky Kushtetutën e ka si një prostitutë politike, Kushtetutën nuk e ka asgjë. E hedh në kosh.

-Keni akuzuar Taulant Ballën që ka qenë në Aruba, rezulton që nuk është…

Sali Berisha: Prit një minutë. Jo, Taulantit nuk i kam thënë për Aruban. Taulantit jo. Jo, për Aruban nuk i kam thënë.
Taulanti ka të tjera, po atë nuk ia kam thënë sepse nuk kam të dhëna po ja thoja me kënaqësi.
Pra, lidhur me Aruban figuron emri i Engjëll Agaçit, Ergys Agasit dhe i Damianit, që thotë betohem, betohu në Bibël, nuk pranoi të betohej në Bibël. Ia krijova mundësinë, urdhëro, i thashë, dil këtu, të nxjerrim Biblën dhe betohu. Atë jo, se ka qenë dhe në Athos.
Udhëtimi i tij në Athos, e dini ju atë ishullin e Athos?
Ishulli Athos është ishulli i misticizmit.
Aty është shumë e vështirë të pranohesh. Duhet të kalosh disa filtra purifikimi shpirtëror, po ky, unë e kam parë me sytë e mi në Athos këtë. Dhe andaj nuk pranoi të betohej në Bibël.

-Po ju ç’donit në Athos?

Sali Berisha: Unë jo, unë shoh video. Unë shoh video shumë. Nuk kam qenë në Athos. Jo, nuk kam qenë.

About Redaksia

Check Also

Skandali me transportin e parave nga Rama/ Eurodeputeti denoncon, SPAK fle gjumë

“Rama i transporton paratë jashtë me familjarët e tij”, kështu deklaroi Gjatë konferencës për shtyp …