Tensione në Kuvend/ Opozita “dëbon” Shabanin: Avokati i Popullit të mbajë fjalim tek PS

Seanca plenare në Kuvend vijon me tensione. PD bllokoi foltoren e Kuvendit gjatë momentit kur ishte parashikuar raportimi i Avokatit të Popullit, Endri Shabani.

Para këtij momenti kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, cilësoi praninë e tij si një provokim të hapur ndaj deputetëve opozitarë.

Ai theksoi se zgjedhja e Avokatit të Popullit është bërë përmes një falsifikimi të pastër parlamentar dhe në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe, derisa të ketë një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, ai nuk mund të sillet si një mbrojtës i të drejtave të njeriut.

‘Meqë ra fjala keni mbledhje të premten te Pallati i Brigadave, ftojeni atje të raportojë, sepse ai është avokati juaj, jo Avokati i Popullit, jo avokat i qytetarëve shqiptarë, jo avokat që gëzon besimin e gjysmës së shqiptarëve që përfaqësohen në këtë sallë nga opozita parlamentare. Prandaj ju lutem kalojmë te diskutimet e deputetëve, zotëria të marrë makinën e të shkojë andej nga ka ardhur” deklaroi  Bardhi.

Për shkak të situatës së krijuar, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka ndërprerë përkohësisht punimet dhe ka njoftuar një pushim 5-minutësh me qëllim qetësimin e situatës.

Edhe pas vijimit të seancës, deputetët demokratë kanë refuzuar të lirojnë foltoren duke detyruar Peleshin të ndërpresë seancën edhe për 5 minuta të tjera.

About Redaksia

Check Also

Qytetari: Kryeministri bridh, Taulanti vendos! Kemi marrë fund, pensionistë e studentë të ngrihen!

Një qytetar ka deklaruar se del në protestëpër skandalet e qeverisë shqiptare. Gjatë një prononcimi …