Zhupa: Rama e ka kthyer parlamentin në noter të oligarkëve! Kërkoni t’i hidhni hi syve BE-së

Deputetja e PD, Ina Zhupa nga foltorja e Kuvendit tregoi pse votoi kundër ndryshimit të rendit të ditës. Zhupa akuzoi Peleshin se e ka kthyer parlamentin në një noter të ligjeve që do Edi Rama.

Zhupa akuzoi maxhorancën se po kërkon t’i hedhë hi syve të Bashkimit Europian duke i thënë se po shfuqizohet ligji i investimeve strategjike, ndërkohë që kanë bërë një sërë ligjesh të tjera bazuar në atë që dhuroni privilegje për investitorët ekzistues dhe që mendoni ta fusni në një ligj tjetër të njëjtën procedurë”

“Ne jemi kundër, zoti kryetar, që ju ta ktheni këtë parlament në një noter të ligjeve që do Edi Rama. Ne jemi kundër, zoti kryetar, që mos të futen në rend parlamentar projektligjet që kërkon Bashkimi Europian dhe protestuesit që kanë 51 ditë sot që kërkojnë reflektim, dorëheqjen e Edi Ramës, shfuqizimin e ligjeve, një qeveri tranzitore.

Ne jemi kundër që ky parlament të komandohet vetëm për interesat e oligarkëve, vetëm për interesat e investimeve strategjike, vetëm për interesat e betonizimit dhe vetëm për interesat e pasurimit të një grushti njerëzish.

Ne jemi kundër që të shkelet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë si ju do qejfi juve, duke parashikuar si emergjencë dhe nevojë koncertin e Kanye West për t’i dhënë 4.3 milionë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë për ahengje.

Ne jemi kundër, zoti kryetar, sa herë që ky parlament voton për të vjedhur taksat e shqiptarëve, sa herë e kalon projektligje të cilat i shërbejnë një grushti njerëzish, si projektligji për portet turistike.

Ne jemi kundër që ju t’i hidhni hi syve Bashkimit Europian dhe t’i thoni që po shfuqizohet ligji i investimeve strategjike, ndërkohë që keni bërë një sërë ligjesh të tjera bazuar në atë që dhuroni privilegje për investitorët ekzistues dhe që mendoni ta fusni në një ligj tjetër të njëjtën procedurë.

Ne jemi kundër që ky parlament të jetë një parlament kukull. Ne duam që të kthehemi dhe të diskutojmë për interesin e protestuesve, për interesin e qytetarëve, të futen ligjet dhe të diskutohen dhe të keni kurajon dhe të votoni kundër, siç keni shprehur në të gjitha komisionet dhe nuk i fusni në rend dite”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Qytetari: Kryeministri bridh, Taulanti vendos! Kemi marrë fund, pensionistë e studentë të ngrihen!

Një qytetar ka deklaruar se del në protestëpër skandalet e qeverisë shqiptare. Gjatë një prononcimi …