Berisha: Balla, përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve! Protestuesit kërkojnë me të drejtë fundin e Kuvendit sepse ju përfaqësoni bandat dhe krimin

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në Kuvend tha se, Taulant Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve!

Berisha tha se, protestuesit kërkojnë me të drejtë fundin e Kuvendit sepse ju përfaqësoni bandat dhe krimin.

Berisha: Parafolësi është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve të drogës.

Është shërbëtori më i shpifur i tyre.

Parafolësi është njeriu që ka liruar dy terroristë që vendosën tritolin në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës.

Parafolësi është negociatori i pazarit të votave.

Por është gjithashtu personazhi i dokumentit të asaj që u quajt Bundra, por që në fakt bundra e vërtetë është parafolësi.

Po, pse thua ti zotëri, shko bëj në gjyq avokatin e tij?

A do t’i lexoj edhe njëherë këtu pazaret që bën ky për makinat e Suel Çelës?

Prandaj dhe ata që janë atje, kërkojnë me të drejtë fundin e parlamentit sepse përfaqësoni bandat dhe krimin dhe jo qytetarët.

Duhet të dëgjohet zëri i tyre!

About Redaksia

Check Also

Bardhi-Ballës: Hytë si minjtë në parlament! Hajde dalim tek qytetarët

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi sfidoi kryetarin e grupit parlamentar të PS-së,  …