Berisha: Dënoj cilësimin e protestuesve si terroristë nga kryegangsteri i partisë së krimit, Taulant Bego Yaris

Kryetari i PD, Sali Berisha, jashtë sallës së kuvendit, tha se, dënoj cilësimin e protestuesve si terroristë nga kryegangsteri i partisë së krimit, Taulant Bego Yaris.

PRONONCIMI I KRYETARIT TË PD, BERISHA, JASHTË KUVENDIT

Dënoj dhunën e egër, përdorimin e lëndëve djegëse, gazeve helmuese, sprajit të ariut, topave të ujit ndaj protestuesve paqësore, akte me të cilat dëshmohet fytyra e vërtetë diktatoriale e regjimit.

Por dënoj me forcën më të madhe cilësimin si terroristë të protestuesve paqësorë në një akt të pashembullt nga kryegangsteri i grupit parlamentar të partisë së krimit, Taulant Bego Yaris dhe me shumë mbiemra.

Këto janë qëndrimet më të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve, të cilët protestojnë në mënyrë paqësore.

Kërkoj edhe njëherë përfundimin e këtij parlamenti pasi këta deputetë në mënyrë absolute nuk përfaqësojnë qytetarët shqiptarë, përfaqësojnë votat e plaçkitura me banda, me para krimi. Votat e plaçkitura me patronazhistë. Votat e plaçkitura në shumë mënyra të tjera.

About Redaksia

Check Also

Berisha-Spiropalit: Ty nuk të hëngri parimësia, por të hëngri Lubia se ishte më e fortë se ti

Duke replikuar me ish ministren Spiropali, Berihsa deklaroi në sallën e e Kuvendit se, “ty …