Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar gjatë deklaratës së tij jashtë sallës së Kuvendit edhe reformën territoriale që është kusht i BE.
Berisha tha se, Rama po paraqet një raport në kundërshtim me ligjin.
Berisha: Sot gjithashtu siç e patë ju, në parlament, në një akt tërësisht të njëanshëm, kjo pseudomazhorancë do të lexojë raportin e komisionit të reformës territoriale të paparaqitur në komision.
Ky raport, që kanë sjellë socialistët, është një raport që nuk është paraqitur në komision. Pra është një raport që paraqitet absolutisht kundër ligjit në një kohë kur çdo gjë po ecte sipas një axhende të miratuar bashkërisht për konsultat me qytetarët, e me radhë, Edi Rama ndryshon menjëherë qëndrim kur e pa se në mbarë Shqipërinë qytetarët po kundërshtonin reformën që ai kishte bërë, dhe natyrisht e kuptoi se edhe projektin e tij nuk do ta miratonte njeri, ndërpreu në mënyrë të njëanshme punën e përbashkët në komision dhe tani do të paraqesë raportin në mënyrë të kundërligjshme.
Ne kemi raportin tonë 400 e sa faqe, por ne kemi qenë seriozë në mënyrën tonë dhe nuk kemi bërë publike propozimet sepse donim që të ishte i pranishëm përfaqësuesi i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, të cilët sigurisht do të ishin broker në variantet që do paraqiteshin.
Ky akt bën të pashpresë reformat në Shqipëri.
Por unë them një gjë, që jo në dokumentet e fundit të BE, por edhe në raportin e KE të tetorit që kaloi, dy janë kushtet. Janë të dy reformat, territoriale dhe elektorale, kushtet që Shqipëria të avancojë në këtë proces.
Gazeta RD