Pamje të rënda janë publikuar nga protesta para Kuvendit! Siç shihet edhe në pamje, protestuesit kanë pësuar lëndime të mëdha, pasi policia hodhi ujë me solucion të rrezikshëm ndaj tyre.

Si pasojë protestuesit janë marrë me ambulanca, ndërsa kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Konkretisht, policia ka përdorur ndaj qytetarëve ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Ajo që është ndryshe nga herët e tjera, është fakti se uji i përdorur ndaj protestuesve ka një ngjyrë blu, ndërsa nuk dihet përbërje kimike që ajo ka. Por, ajo që dihet është se lënda krijon një reaksion të fortë në lëkurën e qytetarëve, pasi shumë prej tyre janë në vështirësi.
Gazeta RD