Media italiane: Qytetarët akuza Ramës se po shet Shqipërinë, kërkohet dorëheqja e tij!

Protesta qytetare e zhvilluar këtë të enjte përpara Kuvendit të Shqipërisë ka marrë jehonë edhe në mediat italiane. Tg3 Rai i ka kushtuar një raportim zhvillimeve në Tiranë, duke pasqyruar përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Në kronikën e saj, media italiane ka transmetuar pamje nga tensionet e regjistruara gjatë protestës, ndërsa shkruan se “Revolucioni i Flamingove nuk ka vdekur”, duke theksuar se qytetarët kanë dalë sërish në rrugë kundër projektit për ndërtimin e një mega-resorti luksoz nga familja Trump në një zonë të mbrojtur.

Sipas Tg3 Rai, protestuesit akuzojnë kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe përpjekje për të shitur territorin për interesa ekonomike, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e tij.

Media italiane thekson gjithashtu se demonstruesit tentuan t’i afroheshin godinës së Parlamentit në Tiranë, por u ndaluan nga policia, e cila përdori gaz lotsjellës dhe autobote me ujë për të shpërndarë turmën.

“Revolucioni i flamingove” nuk ka vdekur. Në Shqipëri janë rikthyer në protestë qytetarët që kundërshtojnë mega-resortin luksoz që familja Trump synon të ndërtojë në një zonë të mbrojtur. Protestuesit, të cilët akuzojnë kryeministrin Edi Rama për korrupsion, se po kërkon të shesë territorin e tyre për përfitime ekonomike dhe kërkojnë dorëheqjen e tij, tentuan t’i afrohen Parlamentit në Tiranë. Por policia e shpërndau marshimin duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobote me ujë. Protestat vijojnë prej gati dy muajsh”, thuhet në postimin e tyre.

Protestat kundër qeverisë vijojnë prej afro dy muajsh, ndërsa tubimi i sotëm u zhvillua paralelisht me seancën e fundit plenare të Kuvendit për këtë sesion parlamentar.

About Redaksia

Check Also

Media spanjolle: Intensifikohen protestat, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës!

Nga Antonio Martin, CADENA SER Rrethinat e Parlamentit të Shqipërisë u bënë këtë të enjte skenë …