Nga Antonio Martin, CADENA SER
Rrethinat e Parlamentit të Shqipërisë u bënë këtë të enjte skenë e përplasjeve të dhunshme mes policisë dhe protestuesve, të cilët e kanë zhvendosur aty protestën kundër ndërtimit të një mega-kompleksi turistik të promovuar nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, në një ligatinë të mbrojtur.
Këto protesta nisën në muajin maj, por janë intensifikuar deri në atë pikë sa sot kanë mbërritur para Parlamentit, ku ndërkohë po zhvillohej një debat i ashpër mbi këtë projekt, i cili mbështetet nga qeveria.
Protestuesit jo vetëm që kërkojnë ndalimin e projektit, i cili prek një zonë të mbrojtur natyrore ku jetojnë shumë flamingo, por edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Rama vazhdon ta mbështesë projektin, me të cilin forcon marrëdhëniet me Trumpin, megjithëse Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) po heton nëse ndryshimi i statusit mbrojtës të tokës së destinuar për kompleksin turistik, i miratuar nga Parlamenti në vitin 2024, ishte apo jo i ligjshëm.
Gjatë debatit të së enjtes në Parlament, opozita kërkoi që policia të ndalojë përdorimin e gazit lotsjellës kundër protestuesve.
Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm deklaroi se policia ka autorizimin për ta përdorur atë “për të neutralizuar persona të dhunshëm, ashtu siç veprohet në Shtetet e Bashkuara dhe në forcat policore të Bashkimit Evropian.”
Gazeta RD