Vrasja në Fier/ Autori liron ish të fejuarën që mbante peng, RENEA negociata për dorëzimin e tij

Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Fier, ka liruar ish-të fejuarën të cilën e mbante me forcë pas vrasjes së ish-vjehrrit dhe plagosjes së ish-vjehrrës.

Pas negociatave me forcat speciale RENEA, 35-vjeçari ka pranuar të lirojë gruan, ndërsa efektivët vijojnë përpjekjet për dorëzimin e tij.

Buzi dyshohet se mëngjesin e sotëm vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas u largua me automjet duke marrë me vete ish-të fejuarën.

Policia ka rrethuar zonën ku dyshohet se ndodhet autori, ndërsa negociatorët po përpiqen ta bindin që të dorëzohet pa shkaktuar incidente të tjera.

Vrasja

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, rreth orës 06:00, shtetasi Refit Buzi, 35 vjeç, ka qëlluar për vdekje ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, 58 vjeç, ndërsa ka plagosur edhe ish-vjehrrën e tij, Belere Plaka, rreth 55 vjeçe.

E plagosura është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i krimit me automjet, duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Policia bën me dije se ai është larguar së bashku me ish-bashkëshorten e tij, Rosalinda Plaka të cilën e ka marrë peng.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Protesta e ka falimentuar Ramën! Ai nuk ka më shpresë, ndaj duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ju falënderoj shumë për pyetjet, komentet dhe mirëpres çdo vërejtje, sugjerim nga ju të …