Ndarja nga jeta e Artan Pogonit, Berisha: Humbje e madhe për sportin dhe volejbollin shqiptar

Kryetari i PD, Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur të Artan Pogonit, profesorit të njohur të sportit dhe volejbollit shqiptar.

‘Duke shprehur nderimin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë për kontributin e tij tejet të çmuar si sportist i talentuar, trajner i apasionuar, studiues e profesor i përkushtuar në fushën e sportit, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë që kemi patur, ndaj zinë dhe dhimbjen për këtë humbje të rëndë dhe të pakompensueshme me familjen e tij të nderuar, miqtë dhe të afërmit studentet’, shkruan kryetari i PD-së në mesazhin e tij .

Mesazhi i ngushëllimit

Dielli perëndoi përgjithmonë për Artan Pogonin.

Të dashur miq, Profesor Artan Pogoni krejt papritmas dhe shumë parakohe mbylli sytë përgjithmonë.

Sporti dhe volejbolli shqiptar humbën sot një prej sportistëve, trajnerëve, pedagogëve dhe akademikëve të vetë më të shquar; familja Pogoni humbi njeriun e dashur e të pazëvendësueshëm, bashkëshortin dhe prindin shembullor; studentët humbën pedagogun e përkushtuar, ndërsa Partia Demokratike humbi një prej drejtuesve të saj më të përkushtuar, i cili dha një kontribut të veçantë në krijimin dhe drejtimin e Departamentit të Sporteve.

Pasioni i Artan Pogonit për sportin nisi që në rini, ku ai u afirmua si lojtar volejbolli dhe më pas vijoi karrierën si trajner. Përvoja e tij në parket dhe njohja e thellë e sportit e orientuan më vonë drejt edukimit të brezave të rinj dhe drejtimit profesional të ekipeve sportive.

Në vitet e fundit, ai ishte i angazhuar edhe si trajner kryesor i Barleti Volley, duke kontribuar me përkushtim në zhvillimin e volejbollit universitar dhe elitar në Shqipëri.

Duke shprehur nderimin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë për kontributin e tij tejet të çmuar si sportist i talentuar, trajner i apasionuar, studiues e profesor i përkushtuar në fushën e sportit, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë që kemi patur, ndaj zinë dhe dhimbjen për këtë humbje të rëndë dhe të pakompensueshme me familjen e tij të nderuar, miqtë dhe të afërmit studentet. Lutem së bashku me ta që shpirti i mirë i prof. Artan Pogonit të gjejë paqen e merituar!

U prehsh në paqe, Artan Pogoni! Amin!

About Redaksia

Check Also

Kulla “Kristaq Rama”/ Brenda kazinosë 26 milionë euro të vëlla Olsit

Sali BERISHA Sot jemi këtu për të paraqitur para medieve dhe opinionit publik shqiptar një …