Nënë Liza i bashkohet protestës: Rama, Balluku e Balla minj kanalesh! Policia të mos vërë dorë mbi të rinjtë

Liza Marku, e njohur si ‘Nëna Liza’ që preku zemrat e shqiptarëve pas shkatërrimit të banesës së saj në lagjen “5 Maji” 5 vite më parë iu bashkua sot protestës së qytetarëve në ditën e 59-të të saj për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama

Nënë Liza tha se qeveria e Ramës duhet të largohet sa më parë pasi ka vjedhur popullin. Të formohet një qeveri e re.

“Ka të zgjuar dhe me shkollë plot. Këta kanë zgjedhur hajdutët”

Ajo kishte dhe një apel për policinë që të heqin uniformat dhe të mos qëllojnë të rinjtë protestues. Apeli tjetër ishte edhe për SHBA-në dhe Europën që të mos braktisin popullin shqiptar. Edhe pse ka 5 vite që iu prish banesa nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe qeveria Rama, nënë Liza ende nuk ka strehën e vet

“Edi Rama me Belinda Ballukun, Taulant Balla po të jenë burra dalin këtu para popullit dhe japin dorëheqjen. Por ato janë si minjtë që shkojnë nëpër kanale.

Këtu nuk ka shtet! Këtu nuk ka shtet! Falë Zotit e u ra në mend popullit e u ngrit, nuk janë dele e as korba. Paska rini e burra Shqipëria.

Kjo protestë u është dashur të bëhej që qysh se u prish teatri, e shtëpitë tek Astiri. Erdhën tek ‘5 Maji’ e më nxorrën prej krahu nga shtëpia bashkë me fëmijët.  Më kanë tërhequr zvarrë. Ky shteti është hajduti jonë.

Këta nuk janë deputetë. Se me qenë deputetë, me qenë burra, vijnë e shesh këtu, siç kanë dalë këto. Policia duhet të jetë me popullin. Nuk duhet të jetë policia kundër popullit. Këtu policia është me popullin. Të heqë policia kapelet! E të bëhen një me popullin. Ne kemi pension, unë 150 mijë lekë kam pension. A të laj dritat apo ujin.

Ky shtet duhet të ikë sa më parë. Të zgjidhet qeveri e re. Ka të zgjuar dhe me shkollë plot. Këta kanë zgjedhur hajdutët. Për 4 vite kam lëvizur derë më derë. Më 19 janar janë bërë 5 vite që janë shembur e askush nuk ka vënë dorë në to.

I bëj thirrje Amerikës e Europës të mos e lënë në baltë Shqipërinë.

Policia të heqë kapelet të mos vërë dorë mbi të rinjtë”, tha nënë Liza.

About Redaksia

Check Also

Beqiri i Ramës u arrestua në Francë i dyshuar për spiunazh

Një shtetas shqiptar u ndalua pasi fluturoi mbi një central bërthamor në Normandi të Francës …