Aktivistja: Efektivë civilë kërcënuan me thikë protestuesin! Nuk ju kemi frikë!

Aktivistja Sidorela Vatnikaj lexoi një peticion në shesh, ku kërkoi dënimin e akteve të dhunës, lirimin e të ndaluarve, qëndrimin e Policisë larg dhunës, hetimin e personave që kërcënuan me thikë Gent Prognin dhe dënimin e ushtruesve të dhunës.

“Jemi këtu kundër dhunës Policore. Ndërkohë që protesta vijon prej dy muajsh dhe grumbullimi dje para parlamentit ishte simbolike, u përballëm me një dhunë jopropocionale të Policisë. Të pajisur me skafandra, gaz, shkopinj gome, ushtrim forcë e që nuk justifikon sjelljen paqësore të protestuesve. Pavarësisht se nuk u ushtrua dhunë nga protestuesit, 6 qytetarë u shoqëruan pa të drejtë dhe disa u arrestuan. Kjo është qartësisht intimidim dhe presion për të mos marrë pjesë në protestë nga qytetarët. Disa qytetarë u goditën edhe në fytyrë, edhe pse nuk po ushtronin forcë. Ushtrimi i dhunës përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe propocionalitetit”, tha ajo mes të tjerash.

Vatnikaj denoncoi edhe rastin e kërcënimit të aktivistit Gent Progni ditën e djeshme:

“Po ashtu kishte edhe prani të oficerëve të policisë civilë. Një prej rasteve ishte edhe nxjerrja e thikës nga një prej tyre ndaj një prej organizatorëve të protestës. Kjo ngre pikëpyetje të qytetarëve se si po menaxhohen protestat paqësore. Kemi protestuar në mënyrë paqësore dhe do vazhdojmë ta bëjmë këtë. Është e drejtë themelore kushtetuese në demokraci, as përdorimi i forcës, as intimidimi dhe veprimet arbitrare nuk do ndaloj ë të protestojmë”.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i SHBA/ “Shqipëria strehon një rrjet organizatash kriminale të trafikut të drogës”

Sipas Raportit për Shqipërinë OSAC, organizatës partnere të Departamentit Amerikan të Shtetit, publikuar më 27 …