Në traditën e konsoliduar të raportimeve institucionale, Ministri i Infrastrukturës doli në terren dhe raportoi përmes një bashkëbisedimi me vartësit. Ajo që thanë ministri dhe drejtori ishte, në thelb, e saktë. Problemi nisi kur media e fryu lajmin.
Bypass-i i Tiranës është 21 kilometra. Prej tyre, 13 kilometra ende nuk janë tenderuar. Ndërkohë, shifra 31% i referohet vetëm ecurisë së lotit të parë prej 4 kilometrash, jo gjithë bypass-it.
Megjithatë, titulli doli: “Bypass-i i Tiranës avancon 31%”, duke krijuar përshtypjen se është përfunduar gati një e treta e veprës.
Në fakt, 31% e 4 kilometrave janë rreth 1.24 kilometra. Kjo do të thotë se progresi real i gjithë bypass-it 21 kilometra është rreth 6% (madje më pak nëse llogariten edhe kilometrat ende pa financim).
Është njësoj me lajmin: Rruga Tiranë, Durrës përfundoi 87%”. Në fakt 87% i referohej 2 kilometrave në Vaqar!“
Qeveria e ka në natyrën e saj të bëjë propagandë. Por media nuk ka pse të konkurrojë me të aq më pak të bëhet më katolike se Papa, duke fryrë shifra që as vetë ministria nuk i ka pretenduar.

Gazeta RD