Të rinjtë protestë para SPAK-ut

Të rinjtë kanë zhvilluar për të tretën ditë radhazi një protestë simbolike përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kërkuar transparencë dhe reagim nga institucionet e drejtësisë.

Me pankarta në duar dhe me gojën e mbyllur, protestuesit kanë përcjellë mesazhin e tyre kundër heshtjes institucionale.

Një nga pankartat kryesore të mbajtura prej tyre kishte mbishkrimin: “Heshtja nuk është provë pune”.

Ndërkohë ditën e sotme SPAK thirri për t’u paraqitur ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe të pandehurit e tjerë në dosjen që lidhet me tunelin e Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, duke ju theksuar të paraqiten me avokat.

About Redaksia

Check Also

Balluku vilë edhe në Sardenjë

Hetimet e SPAK për gjetjen e pasurive të fshehura të ish-Zëvendëskryeministres dhe deputetes së PS, …