Erisa Bajaziti: Rama po kacavirret, i ka ardhur fundi! PD e gatshme të qeverisë në mënyrë dinjitoze!

Nënkryetarja e PD, Erisa Bajaziti, e ftuar në ‘A Show’ tha se, Partia Demokratike mbështet dhe është njëzëri me qytetarët në shesh për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

“PD ka bërë denoncime të forta të skandaleve të njëpasnjëshme. PD ka treguar se është aty për shqiptarët, jo vetëm për demokratët. Sot Edi Rama është kryeministër i zhveshur. Jo vetëm kryeministri por dhe i gjithë enturazhi i tij nuk ka më turp të jetë pjesë e skandaleve, të cilat janë kthyer në normalitet. Rama po kacavirret. I ka ardhur fundi dhe nuk ka më diskutim. Dhe ky fund do i vijë nga të gjithë ata që nuk pranojnë dhe nuk pajtohen më me keqqeverisjen”, tha Bajaziti.

Duke komentuar protestën Bajaziti shprehu rezerva dhe ndaj SPAK që ka amnistuar Ramën.

“Ata qytetarë që janë në shesh janë duke kërkuar një drejtësi që kërkon nuk dëgjon e nuk vepron. Paditë janë, por çfarë po bëhet me këto padi”, tha ajo.

Pyetjes së Krastës a është e përgatitur PD që të marrë në dorë një Shqipëri të komplikuar dhe të rrezikshme. Do ju duhet të jeni të detyruar të merrni vendime kurajoze, tha ai.

“Padyshim që jemi të përgatitur. Jemi një forcë politike gati të marrim qeverisjen për ta drejtuar në mënyrë dinjitoze”, tha ajo duke shtuar se PD është e hapur për të pranuar referendumet.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Arrestimi i Ermal Beqirit duhet të jetë vetëm fillimi!

Nga Jorida TABAKU Ai nuk u ndalua falë një operacioni të Policisë Shqiptare, por në …