Nga Iva V.GRILLO
Sot deputeti Këlliçi ka denoncuar një aferë serioze korruptive e kriminale, fijet e së cilës duket se të çojnë tek familjarë të afërm të kryeministrit Rama dhe tek ai vetë.
Po kështu, në ditët e fundit, zonja Kalaja e Partisë Demokratike ka denoncuar dhe depozituar padinë e radhës që përsëri lidhet me afera që çojnë tek lidhje me familjarë të afërt të Kryeministrit.
Këto janë denoncime vetëm të dy ditëve të fundit.
Por të gjithë jemi dëshmitarë të qindra denoncimeve të bëra publike në media apo dhe padive të pafundme të dërguara në SPAK gjatë këtyre viteve nga ana e opozitës apo aktorëve të veçantë të shoqërisë civile.
Tek sheh nga njëra anë frekuencën, morinë e investigimeve e mijëra e mijëra dokumenta mbështetëse për këto denoncime nga ana e opozitës dhe nga ana tjetër sheh “rehatllëkun” me të cilën e ka marrë SPAKU këtë punë… nuk mund veç të mendosh se kemi të bëjmë me një “keqkuptim” të madh:
gati-gati duket sikur opozita po bën gjithë punën e prokurorit special, për të cilën është krijuar e paguhet SPAK …ndërsa ky i fundit fle mbi dafina, sikur të ishte një anëtar i zakonshëm i publikut .
Opozita, emisionet televizive (Plug, RAI 3, News 24, etj), sherbimet partnere, etj i kanë ofruar SPAK indicie dhe prova në një tabaka të argjendtë.
Dhe duke bërë këtë e kanë lënë atë pa asnjë lloj alibie, komplet “lakuriq” në sytë e publikut.
Është vullneti i munguar i SPAKU-t që po lejon që Shqipëria të vidhet si kurrë më parë.
Dhe kjo nuk mund të quhet gjë tjetër veçse një tradhëti kombëtare!
Protesta duhet të zhvillohet edhe poshtë dritares së “xha Brahos”… tek SPAKU!


Gazeta RD