Protesta shënon sot ditën e 60-të të saj. Për 2 muaj rresht çdo ditë mijëra shqiptarë mblidhen poshtë dritares së kryeministrit Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen.
Protesta e sotme nisi me një minutë heshtje për nënën 24 vjeçe dhe dy fëmijët e saj të mitur të cilët humbën jetën sot në një banesë të rrënuar e cila u përfshi nga flakët.
Zjarrëfiksja mbërriti me vonesë për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore, ndërsa forcat zjarrëfikse shkuan vetëm për të bërë bilancit tragjik, pasi e gjithë banesa ishte shkrumbuar.
Protestuesi bëri me faj Ramën e qeverinë e tij e cila prej vitesh nuk garantoi infrastrukturë për mbrojtjen e qytetarëve të saj por vjedh lekët.
“Sot, një tragjedi tjetër homerike që i ndodhi veç popullit tonë, ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Ku dy engjëj së bashku me nënën e tyre, sot i janë bashkuar Zotit lart. Dhe i janë bashkuar sepse s’kishte rrugë që të vinte zjarrfikësja. Nuk kishte shërbim. Sepse lekët vidhen.
Lekët vidhen për aeroplanë që gjoja do na shuajnë zjarret, për helikopterë që do na shuajnë zjarret, për zjarrfikëse që do na shuajnë zjarret dhe nuk ka rrugë, nuk ka zjarrfikëse. Dhe një nënë e re sot, me gjithë dy fëmijët e saj, u largua nga kjo jetë. Ndaj do t’ju kërkoja të gjithëve të mbajmë një minutë heshtje në kujtim të këtyre dy engjëjve’ tha protestuesi.
Tragjedia ndodhi në fshatin Domen të Shkodrës. Nëna Bleona Çobaj ishte në banesë sëbashku me fëmijët e mitur 18 muajsh dhe 3 vjeç kur bombola me të cilën po gatuante u përfshi nga flakët dhe hodhi në erë të gjithë banesën. Zjarrëfiksja ka mbërritur me vonesë për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore, e forcat zjarrëfikse kanë shkuar vetëm për të bërë bilancit tragjik, pasi e gjithë banesa ishte shkrumbuar.
Gazeta RD