Sot shënohen 60 ditë, plot 2 muaj, që nga nisja e protestës qytetare kundër qeverisë. Gjatë tubimit, një protestues nga Dibra u bëri thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, veçanërisht pensionistëve dhe të rinjve, që t’i bashkohen protestës në Tiranë.
Ai deklaroi se protestat duhet të vazhdojnë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti, duke kërkuar mobilizim më të madh qytetar në ditët në vijim.
Protestuesi: Mirëmbrëma! Të gjithëve ju përshëndes, po ju shpjegoj se ka sot 60 ditë që unë ndodhem këtu. Unë vij nga Dibra, për t’ju bashkuar gjithë popullit të protestës. Mirëpo, duket se nuk e kanë kuptuar dibranët. Duhet të vijnë pensionistët… ankohen s’kemi, s’kemi, mos rrini neper kafe, ju lutem shumë.
Të vijnë të bëhen protestues… të protestojnë në Tiranë se kjo s’është qeveria, nuk është e Dibrës. Ju bëj thirrje të gjithëve se timonin e ka humb’ Edi Rama! E kemi marrë ne! Ne duhet me gjithë forcë që ne ta nxjerrim nga pushteti dhe ta marrim në dorë, ta marrim në dorë se po shitet Shqipëria! Ju bëj thirrjeBulqizës, Maqellarës, Burrelit…! Gjithashtu edhe Shkodra. Shkodra burra… të gjithë të rinjtë të dalin sot, se e kanë lënë nëpër rrugë… ja ta shesë Edi Rama sot. Më vjen shumë keq. Ju lutem shumë, siç kemi vazhdu’ dhe kështu do ta vazhdojmë derisa ta largojmë nga pushteti.
Të gjithëve ju bëj thirrje, mos u largoni, lëreni timonin, bashkohuni në protestë! Ejani në protestë! Ejani në protestë të gjithë! Ju lutem, ejani në protestë që të largojmë këtë tradhtar… poshtë!
Gazeta RD