Aktorja: Ju thaftë dora nëse votoni më PS-në! Shkrini teserat e asaj partie, siç po shkrin Poliçanin

Qindra banorë të Poliçanit janë mbledhur në sheshin përpara Qendrës Kulturore për të protestuar kundër planit të Edi Ramës për shkrirjen e bashkisë së tyre në kuadër të Reformës Territoriale 2.0.

Protestuesit thërrisnin: Mos prekni Poliçanin! Mos prekni Poliçanin. Edhe aktorja Egla Ceno, vajzë e kësaj qyteze që iu bashkua protetsës u kujtoi banorëve se partia që ata votonin prej 20 vitesh në masë po e ‘fshinte’ bashkinë nga harta.

Ky është Poliçani që për 20 vjet e më shumë votoi në masë PS-në, por ju thaftë dora nëse një votë e vetme shkon akoma për atë parti nëse Poliçani shkrihet’ tha aktorja.

“Uzinën e armëve ku prindërit e mi e prindërit tuaj kanë lënë thonjt, djersën e gjakun. Ajo uzinë është ruajtur dhe pret vetëm të nisë punë. E ja ku bëhet ekonomia, nis prodhimi.

Ky është Poliçani që për 20 vjet e më shumë votoi në masë PS-në, por ju thaftë dora nëse një votë e vetme shkon akoma për atë parti nëse Poliçani shkrihet.

Jo vetëm Poliçani. Dimali ku është? U  ngrit Prrenjasi. Po e shtypin dhe të gjitha qytezat e tjera do të shkrihen dhe nuk kanë zë. Edhe ata votues nën masë të kësaj partie që tani nuk i dëgjon më.

Mos prekni Poliçanin! Mos prekni Poliçanin.

Unë jam gocë Poliçani. Kam zemër dhe nuk kam frikë” tha ajo

Banorët dogjën teserat e Partisë Socialiste, duke theksuar se ‘reforma do të sjellë shpopullim’

“T’i shkrijmë siç po na shkrijnë neve. Të vijnë të na dëgjojnë dhe pastaj flasim. Shkrijini teserat e partisë. Këtu ka njerëz” tha Egla Ceno.

Sipas projektit socialist, bashkitë Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Prrenjas humbasin statusin si njësi të pavarura të vetëqeverisjes vendore dhe bashkohen me bashkitë fqinje më të mëdha.

Konkretisht, Fushë-Arrëzi bashkohet me Pukën, Klosi me Matin, Rrogozhina me Kavajën, Dimali dhe Poliçani me Beratin, Patosi me Fierin, Divjaka me Lushnjën, Selenica me Vlorën, Maliqi me Korçën, Këlcyra me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën, Libohova me Gjirokastrën, Cërriku e Belshi me Elbasanin, ndërsa Prrenjasi kalon nën varësi të bashkisë Librazhd.

Projektligji është një propozim i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i depozituar në Kuvend nga bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku.

Image

About Redaksia

Check Also

Berisha i përgjigjet gazetarit/ “Robi plaket kur don vetë”

Kryetari i PD, Berisha ju përgjigj interesimit të gazetarit në lidhje me moshën e tij …