Nga Ylli ASLLANI
(Shqipërisë po i shkrihen 15 bashki!
Kështu nga 61 të shkojnë në 46! Mbeten 12 qarqe! ‘Qyteti’ nivel i ri qeverisës!!)
Pra Shqipërisë po i shkrihen 15 bashki!
Mos harrojmë se ato janë 15 pjesë të trupit të shtetit shqiptar!
Brenda tyre janë mijëra dhimbje qytetarësh të dëshpëruar e braktisur!
Mijëra biznese, institucione, fermerë, të rinj e të moshuar të cilët nuk dinë ku të ankohen!
Pasi çdo bashki është një arterie që çon oksigjen në mbijetesën e e shtetit të përbashkët!
Ndaj Kombi duhet të reagojë
ashtu si njeriu kur i presin një gjymtyrë!
Ne nuk duhet ti braktisim në këtë hall libohovitet, këlcyriotët, memaliotët, poliçianotët, demaliotët, patosiakët, selenicasit, rrogozhinasit, Divjakën, Prenjasin, Klosin, Maliqin, Fushë Arëzin…!
Ne nuk duhet ndjekim shëmbullin e turpshëm të deputetëve të Majtë!
Pasi çdo bashki është një histori, një traditë një amanet dhe një mundësi që na i kanë lenë të parët tanë!
Një valë e re më e kobshme shkombëtarizuese po troket në çdo vatër shqiptare!
Në vendin e shqiponjave do të ngelet i vetëm kryekorbi i paaftë i rrethuar nga 46 qyqe pa asnjë kompetencë e përgjegjësi!
Qeveria do të fitoj betejën elektorale të ardhshme duke sakrifikuar ata që e zgjodhën për ti mbrojtur:
Ajo ja morri bashkitë qytetarëve dhe po ja dhuron autokratit!
Nuk ka më përfaqësim dhe shërbime pranë qytetarëve!
As kontroll, transparencë e demokraci vendore!
Në 10 vite 1/3 e popullsisë është larguar!
Janë 350 shkolla të mbyllura, qindra zyra sociale, qëndra shëndetsore, mijëra ëndrra për subvencione si dhe 1700 hektarë zona të banuara të zhuritura përfundimisht
Me mijëra të tjerë do të ndjekin fatin e tyre!
Aspirata për të ngritur jetën në krahinat shqiptare është kthyer në makth!
Karta evropiane e vetqeverisjes vendore u gris para dyerve të Evropës!
Kushtetuta ka rënë!
Populli shqiptar i është hequr e drejta bazë për të vendosur çdo bëj me territorin që i takon dhe të vendosë verë kufijtë e njësive vendore!
Në këtë situatë ka vetëm një zgjidhje:
Të gjithë bashkë pa asnjë dallim ndaleni dorën e Kryeministrit sa më shpejt!
Çdo alternativë në këto troje është më e mirë nga Rilindja!
Sepse do të jetë pro shqiptarëve!

Gazeta RD