Këlliçi: Hapja e konsullatës serbe në Shkodër një akt tjetër i Ramës në interes të Beogradit!

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në fecbook pas vendimit të Ramës për të hapur një konsullate serbe në Shkodër.

Këlliçi shkruna se, ky është një akt tjetër në interes të Beogradit dhe ndikimit të tij në rajon. Ashtu sikurse ishte Ballkani i Hapur.

Reagimi

Pasi i quajti shqiptarët e Maqedonisë së Veriut idiotë, Ferit Hoxha ka një lajm të mirë për serbët. Ai ka lehtësuar punën që Beogradi të hapë një konsullatë në Shkodër.

Kjo bëhet e ditur nga Ministri i Jashtëm i Serbisë në një intervistë.

Po çfarë i duhet Serbisë një konsullatë në Shkodër?!

Ky është një akt tjetër në interes të Beogradit dhe ndikimit të tij në rajon. Ashtu sikurse ishte Ballkani i Hapur.

Padyshim Shqipëria duhet të ketë raporte të mira me fqinjët e në rajon, por kjo nuk duhet të përkthehet në çdo moment favorizim i Serbisë.

Një raport që niset nga miqësia personale e dy autokratëve të Balllkanit, Ramës me Vuçiç që ka demtuar Kosovën në jo pak raste dhe interesin tonë kombëtar.

About Redaksia

Check Also

Agasi u arrestua me orën në dorë që kushton deri në 3 milionë dollarë

Ergys Agasi u arrestua sot ndërsa në dorë mbante një orë e cila kushton deri …