Socialistët po djegin teserat e Ramës

Ajo që ndodhi dje në Poliçan, sot ka shpërthyer edhe në qytete të tjera. Socialistët në Bashkinë e Selenicës kanë hedhur teserat e Ramës, ndërsa në bashki të tjera, krerët sociaistë të bashkive i janë bashkuar protestave të qytetarëve kundër Ramës. Për të parën herë socialistët ngrihen në protesta kundër Ramës dhe kërkojnë largimin e tij.

Dhjetëra banorë të Poliçanit kanë djegur në mënyrë demonstrative teserat e anëtarësisë në PS në shenjë kundërshtie ndaj propozimit të PS-së për shkrirjen e bashkisë me atë të Beratit.

Pas protestës së banorëve të Përrenjasit pak ditë më parë, kundë shkrirjes së bashkisë së tyre me Librazhdin, sot ka qenë radha e banorëve të Poliçanit, të cilët kanë mbushur sheshin e rilindur të qytetit. Ata kundërshtojnë me forcë shkrirjen me Beratin.

“Digjini teserat e PS-së. Ne nuk ekzistojmë më, po na shkrijnë. Fëmijët na i larguat, tani doni të na fshini nga harta”, shkruhej në një nga pankartat e mbajtura nga protestuesit.

Kundër këtij propozimi ka shprehur rezerva edhe kryebashkiaku i Poliçanit, i cili është shprehur se shkrirja e bashkive të vogla do të sjellë shpopullimin e qyteteve.

Sipas draftit të PS-së, 15 bashki në vend do shkrihen duke u bashkuar me bashkitë më të mëdha të qarkut. Nga 61 bashki që janë tani, numri i tyre pas reformës së propozuar nga PS, duke qenë se PD nuk e pranon, shkon në 46. 15 bashkitë që shkrihen kanë një popullsi prej 225 mijë banorësh. 33 bashki të tjera mbeten siç kanë qenë ndërsa nuk preken bashkitë minoritare, Pusteci, Finiqi dhe Dropulli.

Nëse drafti i PS-së kalon në parlament, vendi do ketë 46 bashki, 71 qytete dhe 387 njësi administrative.

About Krye Redaktor

Check Also

Shqipëria në revoltë/ Kudo protesta, të djathtë dhe të majtë bashkohen për rrëzimin e Ramës

Shqipëria është në revoltë. Protestat kanë shpërthyer nga të gjitha anët dhe ajo që dukej …