Balla tenton të “zvogëlojë” protestën me IA, por harron detajin që e nxorri blof

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dalë ‘zbuluar’ teksa po tentonte të minimizonte përmasat e protestës qytetare, e cila vijon prej 62 ditësh kundër qeverisë Rama.

Një postim i tij në rrjetet sociale, ai publikon një imazh të krijuar apo manipuluar me inteligjencë artificiale, por i ka nxjerrë në pah blofin e tij

Teksa ka publikuar foto nga pjesëmarrja e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, komentuesit kanë vënë në dukje se në disa prej banderolave të protestuesve shfaqen shkrime pa kuptim dhe fjalë që nuk i përkasin gjuhës shqipe, një gabim tipik i imazheve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.

Ndërkohë, protesta e radhës kombëtare pritet të zhvillohet sot, me pjesëmarrjen e qytetarëve nga Shqipëria dhe të mbështetësve nga diaspora.

About Redaksia

Check Also

Dita e 63-të e protestës/ Do rrëzojmë Ramën nga karrigia dhe do e shpallim “non-grata”!

“Rama jepe dorëheqjen”, thirrja oshëtin edhe sot në ditën e 63-të të protestës. Marshimit protestë …