Elisabeta Musta: Përshëndetje zoti Berisha. KAYO vepron në një sektor që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare. Si e shpjegoni që deri më sot SPAK nuk ka sqaruar publikisht nëse ka verifikuar të gjithë procesin e krijimit të kësaj skeme, vendimet e firmosura nga Belinda Balluku dhe marrëdhëniet e kompanisë me Ron Yeffet?
A mendoni se kemi të bëjmë me një standard të dyfishtë të drejtësisë kur për një çështje kaq të ndjeshme nuk ka ende përgjegjësi të qarta?
Si e shpjegoni që Edi Rama nuk ka dhënë shpjegime publike për vendimmarrjen që çoi tek modeli KAYO, ndërsa SPAK nuk ka bërë publike rezultatet e ndonjë hetimi të plotë mbi rolin e zyrtarëve përgjegjës?
Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen Elisabeta dhe për shqetësimin. Ky rast është një nga rastet e shumta që faktojnë se SPAK-u është në kontrollin e plotë dhe total të Edi Ramës.
Ju keni shumë të drejtë.
Në këtë sipërmarrje, janë denoncuar dhe janë konstatuar shkelje të mëdha ligjore, konflikte të rënda dhe korrupsione të mëdha, për shkak të këtyre shkeljeve. Dosja e dërguar përmban dokumente të panumërta.
Por, natyrisht, mos harroni një moment, pasi përdori 83 mandatet për të, si mburojë për Lubi Ballukun, Edi Rama deklaroi se çështja Balluku është e mbyllur.
Ndaj dhe këto thirrjet e saj në SPAK janë thjesht procedura pa asnjë vlerë.
Se Edi Rama, në luftën e hapur të shpallur ndaj sistemit, ndaj SPAK-ut dhe drejtësisë, natyrisht ka të gjitha mjetet e kontrollit absolut mbi ta.
Gazeta RD