Lubonja: Jemi në një regjim kriminal! PS duhet ta kishte përjashtuar Ramën!

Analisti Fatos Lubonja, ka bërë një analizë të situatës politike në vend dhe valës së protestave masive kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

I ftuar në studion e News24, Lubonja u shpreh se në një shtet normal demokratik, kreu i qeverisë do të kishte dhënë dorëheqjen prej kohësh dhe do të ishte përjashtuar nga forca e tij politike, duke sjellë në vëmendje listën e gjatë të skandaleve që kanë përfshirë ekzekutivin.

“Po të ishim në një shtet demokratik normal, kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen disa herë dhe partia e tij duhet ta kishte përjashtuar për të gjitha ato gjëra që kanë dalë, duke filluar nga skandalet me radhë, nga inceneratorët, Ahmetaj, Balluku, AKSHI, deri te Aruba, etj., etj.,”, u shpreh Lubonja.

Megjithatë, ai theksoi se mungesa e përgjegjshmërisë dhe pandëshkueshmëria dëshmojnë se Shqipëria ndodhet nën një “regjim kriminal”.

Duke u ndalur te lëvizja qytetare dhe protestat që vijojnë, analisti parashikoi një dinamikë të re në ditët në vijim.

Sipas tij, me rritjen e pakënaqësive popullore, këto energji duhet të orientohen drejt këtij “lumi proteste”, i cili do të zgjerohet më tej përballë krizës ekzistenciale që po kalon vendi, ku emergjenca kryesore mbetet shpopullimi masiv i Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Boçi: Drafti i PS për shkrirjen e bashkive do të jetë i papranueshëm për SHBA dhe BE

Partia Demokratike pret që faktori ndërkombëtar të kundërshtojë draftin e socialistëve për reformën territoriale në …