Ngjarja në Palasë/ Berisha: Njerëzit vijnë për të shijuar ujërat e Jonit dhe gjenden përballë breshërive të banditëve të Edi Ramës

Pyetje: Zoti Berisha, a keni marrë informacion çfarë ka ndodhur të premten mbrëma në një jaht nga ku u qëllua me armë zjarri dhe kush ishin këta persona?

Sali Berisha: Emrat e personave i bëri të ditur policia dhe unë nuk i njoh si emra, por policia i bëri të ditur, se unë e ndoqa atë si një ngjarje jashtëzakonisht të shëmtuar.
Si një ngjarje që paraqet Shqipërinë një banditistan.
Imagjinoni ju mrekullinë e ujërave të Jonit dhe njerëzit që vijnë aty për të pushuar, për të shijuar ato ujëra, përballë tyre kanë breshëritë e banditëve të Edi Ramës.
I sigurt të jeni ju që ata janë banditë të qeverisë, me lidhje me qeverinë, që ndjehen mbi ligjin njëlloj si qeveria.
Nuk ka akt më të shëmtuar, ishte tmerrësisht tronditëse për të gjithë pushuesit aty, por është lajmi më i keq që përcjell Shqipëria në të katër anët e dheut për turizmin.

About Redaksia

Check Also

Ministria e Drejtësisë nuk ka kërkuar ekstradimin e Ermal Beqirit

Nga dorëzimi i kërkesës për të ekstraduar nga Franca, Ermal Beqirin, Ministria e Drejtësisë po …