Ramaforma administrative ka vetëm një qëllim: rrëmbimin e tepsisë së pushtetit nga Rama, për të pasur ai dhe vetëm ai çdo gjë në dorë dhe në një zyrë.
Ramaforma administrative po blen opinione mbështetëse nga analistë të supës së Ramës lart e poshtë, pasi popullin e ka humbur kryekëput.
Por, gjithsesi, ca argumente për të treguar se kjo është thjesht një Ramaformë Administrative Territoriale duhen dhënë.
Në vitin 2014 u bë një e ashtuquajtur reformë, e cila kishte si objektiv zvogëlimin drastik të numrit të njësive vendore, sepse në këtë mënyrë do të shkurtohej administrata e tepërt dhe do të kurseheshin para, ndërsa, nga ana tjetër, bashkitë më të mëdha do të aplikonin më kollaj dhe do të ishin më konkurruese për të fituar projekte me peshë.
Sot, këta avokatët e kësaj Ramaforme administrative të vitit 2026 duhet të thonë:
Si shkoi fati i reformës së vitit 2014?
Ç’rezultate prodhoi?
A u shkurtua administrata?
A u fituan projekte të mëdha?
A u forcuan financiarisht bashkitë e zmadhuara?
A u bë, në tërësi, më i fuqishëm pushteti lokal?
A u ul korrupsioni?
A u mbrojt më mirë territori?
A iu shtuan kompetencat bashkive?
A u ndjenë qytetarët më mirë të shërbyer?
Realiteti flet vetë dhe është dramatik.
Më 8 korrik 2014, ministri i Pushtetit Lokal, Blendi Çuçi, deklaronte në Dajç, Vele:
“Nga shkurtimet administrative dhe të funksioneve të dubluara – kryetarë bashkish, anëtarë të këshillave bashkiakë etj. – do të kursehen 60 milionë dollarë amerikanë në vit, apo 240 milionë në 4 vjet.”
Pra, do të kurseheshin 60 milionë në vit dhe 240 milionë në katër vjet, thoshte Çuçi. Por çfarë ndodhi në realitet?
Në vitin 2015, pushteti lokal kishte 19 mijë e 625 punonjës. Sot, në pushtetin lokal, pra në vitin 2024, ka mbi 37 mijë punonjës.
Me një efekt financiar shtesë, për shkak të dyfishimit të të punësuarve nëpër bashki, prej rreth 100 milionë eurosh më shumë në vit për punësimet shtesë.
Pra, jo vetëm që nuk u kursyen 240 milionë euro, por, përkundrazi, u shtuan rreth 400 milionë euro në vetëm katër vjet për të konsoliduar ushtrinë e patronazhistëve parazitë.
Qendrat e qyteteve u betonuan dhe u degraduan me projektin superkorruptiv mbi 2 miliardë euro të Rilindjes Urbane.
Asnjë projekt i rëndësishëm zhvillimor nuk u realizua nga bashkitë.
Korrupsioni u thellua tmerrësisht dhe nuk numërohen kryetarët e bashkive nën hetim për plaçkitjen e fondeve publike, deri te skema 5D e Bashkisë së Tiranës e më tej te inceneratori inekzistent i Sharrës.
Kompetencat e bashkive vetëm u pakësuan, duke iu marrë ujësjellësit, lejet e ndërtimit etj.
Shumë atraksione natyrore u betonuan dhe u grabitën nga qeveria qendrore, pa i përfillur fare bashkitë.
Projektet e qeverisë me territoret e bashkive ishin vetëm në funksion të pastrimit të parave të narkotrafikut.
Infrastruktura e brendshme u përkeqësua në mënyrë të frikshme.
Mjaft bashki shkuan në falimentim financiar.
Menaxhimi i mbeturinave degradoi në gjendje katastrofike.
Shërbimet vetëm u larguan dhe kontakti i qytetarëve me pushtetin lokal u bë i pamundur.
Pra, me pak fjalë, projekti i vitit 2014 ishte një dështim katastrofik.
Ramaforma e vitit 2026 është funerali përfundimtar i Pushtetit Lokal. Kush nuk e kupton, në rastin më të mirë është budalla dhe, në rastin më të keq, është i shitur kokë e këmbë te Rama dhe te banditizmi i tij mafioz dhe korruptiv.
Gazeta RD