Ministria e Drejtësisë mësohet se nuk e ka dorëzuar akoma te autoritetet franceze dokumentin për ekstradimin e Ermal Beqirit, ndonëse mesditën e sotme u raportua se dokumentacioni në fjalë ishte përcjellë.
Sipas gazetares së TCH, Anila Hoxha, Ministria e Drejtësisë po përkthen ende materialin ku përfshihet vendimi i masës së sigurisë shpallur në dhjetor 2025 dhe akte nga fashikulli hetimor që do t’i bashkëngjiten letërporosisë.
Shkak mësohet se është bërë fakti se dosja është voluminoze dhe do të nevojiten edhe disa ditë të tjera nga kërkesa e përcjellë që u njoftua në rrugë zyrtare pas arrestimit të Beqirit nga vetë SPAK.
Po ashtu, raportohet se SPAK pritet të nisë edhe një kërkesë të dytë për ndihmë juridike në Francë prmes së cilës do të kërkojë vënien nën sekuestro të një kështjelle, dy avioneve, dy shtëpive dhe automjeteve qe dyshohen se i përkisnin biznesmenit Ermal Beqiri i kërkuar për dosjen e AKSHI-t.
Gazeta RD