Shkrirja e Bashkisë së Maliqit/ Alolli: Reforma s’mund të bëhet pa zërin e komunitetit!

Deputetja e PD për qarkun e Korçës, Ledina Alolli, ka bërë publike kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Maliqit për thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme mbi propozimin për bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë.

Duke publikuar edhe dokumentin zyrtar në Facebook, Alolli shpreh mbështetjen e saj për këtë nismë, duke theksuar se çdo vendim që prek të ardhmen e Maliqit duhet të merret me transparencë dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve.

Postimi

Mbështes kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Maliqit për thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet qëndrimi institucional i këtij Këshilli ndaj propozimit, në kuadër të reformës administrativo-territoriale, për bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë.

Për të ardhmen e Maliqit duhet të dëgjohen, para së gjithash, qytetarët e Maliqit. Në 13 vite në pushtet, qeveria qendrore nuk arriti t’i japë Maliqit zhvillimin që meriton. Bujqësia dhe ekonomia lokale janë lënë pas dore, fermerët përballen çdo vit me humbje dhe mungesë mbështetjeje, ndërsa shpopullimi ka dobësuar gjithnjë e më shumë komunitetin.

Në vend që Maliqit t’i jepet një perspektivë zhvillimi, propozohet t’i hiqet edhe autonomia si bashki.

Një reformë e diktuar nga llogaritë elektorale nuk mund të bëhet në kurriz të së ardhmes së një komuniteti të tërë!

About Redaksia

Check Also

Agasi u arrestua me orën në dorë që kushton deri në 3 milionë dollarë

Ergys Agasi u arrestua sot ndërsa në dorë mbante një orë e cila kushton deri …