“Shtatzania e Ballukut”, protestesit: O SPAK po burra a lini me barrë?

Një pankartë me një mesazh ironik ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së zhvilluar kundër qeverisë, ku protestuesit kanë ironizuar zhvillimet e fundit politike dhe aludimet e publikuara në media lidhur me Belinda Ballukun.

Në pankartë shfaqet fotografia e kryeministrit Edi Rama, e shoqëruar me mbishkrimin: “O SPAK, po burra a lini me barrë?”.

Mesazhi i pankartës lidhet me pretendimet e përhapura publikisht se Balluku është shtatzënë, ndërsa protestuesit e kanë përdorur këtë si formë ironie ndaj zhvillimeve të fundit, ku duket se politikanet kanë gjetur metodën e shtatzanisë për t’i shpëtuar SPAK-ut.

Ndërkohë, kjo është protesta e 66-të e zhvilluar kundër qeverisë, ku pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe kastës së vjetër politike.

About Redaksia

Check Also

Agasi u arrestua me orën në dorë që kushton deri në 3 milionë dollarë

Ergys Agasi u arrestua sot ndërsa në dorë mbante një orë e cila kushton deri …