Projekti i PD/ Ylli Asllani: Harta me 100 bashki

Ylli Asllani, Sekretari për Qeverisjen Vendore të PD në kuadër të interesit të shtuar të opinion publik dhe demostruesve kundër pseudoreformës Rama, ofroi për gazetën RD: Tabelën e Plotë të Ndarjes së Bashkive dhe projektin e përmbledhur për reformën administrativo-territoriale 2026
“100 bashki dhe 6 rajone për qytetarët, jo për pushtetarët”
Partia Demokratike prezanton projektin e saj për Reformën Administrativo-Territoriale 2026, një projekt tërësisht të ri për organizimin e pushtetit vendor, i ndërtuar mbi analizën e përvojës së reformës së vitit 2014, standardet evropiane të vetëqeverisjes vendore dhe nevojat reale të qytetarëve.
Projekti propozon një model të ri të organizimit territorial me dy nivele të qeverisjes vendore: 100 bashki dhe 6 rajone, duke synuar një pushtet vendor më funksional, më demokratik, më efikas dhe më pranë qytetarëve.
Deviza e reformës
“Bashki për qytetarët, jo për pushtetarët.”
Ky projekt synon të ndërtojë:
“Një hartë dhe organizim territorial që garanton më mirë funksionalitetin, autonominë vendore, subsidiaritetin, përfaqësimin demokratik dhe aksesin e qytetarëve në shërbime publike cilësore.”
Pas më shumë se një dekade nga reforma administrativo-territoriale e vitit 2014, Partia Demokratike vlerëson se është koha për një rivlerësim të plotë të modelit aktual. Reforma e vitit 2014 uli numrin e njësive të qeverisjes vendore nga 373 në 61 bashki, me synimin për të rritur eficiencën, ulur kostot dhe forcuar kapacitetet administrative. Megjithatë, përvoja e deritanishme tregon se një pjesë e këtyre objektivave nuk janë realizuar plotësisht dhe se janë shfaqur pasoja të rëndësishme në përfaqësimin demokratik, ofrimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin e balancuar territorial.
Modeli aktual ka sjellë përqendrim të vendimmarrjes në qendrat urbane, largim të administratës nga komunitetet, dobësim të përfaqësimit të zonave rurale, rritje të pabarazive territoriale dhe përshpejtim të shpopullimit në shumë zona të vendit. Për këtë arsye, reforma e re nuk synon thjesht ndryshimin e hartës administrative, por ndërtimin e një modeli të ri të qeverisjes vendore që vendos qytetarin në qendër të vendimmarrjes.
Pse nevojiten më shumë bashki?
Partia Demokratike beson se rritja e numrit të bashkive nuk është një qëllim në vetvete, por një instrument për të forcuar demokracinë vendore dhe për të përmirësuar cilësinë e qeverisjes.
Modeli i ri synon:
• të jetë funksional dhe i aksesueshëm për qytetarët
• të afrojë vendimmarrjen me qytetarët;
• të rrisë llogaridhënien e institucioneve vendore;
• të forcojë identitetin historik dhe komunitar të territoreve;
• të përmirësojë aksesin në shërbimet publike;
• të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik lokal;
• të frenojë shpopullimin dhe boshatisjen e zonave rurale;
• të sigurojë një zhvillim më të balancuar territorial.
Në shumë zona të vendit, bashkitë aktuale administrojnë territore shumë të mëdha dhe të fragmentuara, çka e bën më të vështirë ofrimin e shërbimeve, planifikimin territorial dhe përfaqësimin efektiv të komuniteteve. Bashki më funksionale dhe më pranë qytetarëve krijojnë administrim më të mirë, reagim më të shpejtë ndaj nevojave lokale dhe shpërndarje më të drejtë të investimeve.
Një reformë që mbështetet në fakte
Analiza mbi të cilën është ndërtuar projekti evidenton se pas reformës së vitit 2014 Shqipëria ka përjetuar një rënie të ndjeshme të popullsisë, me rreth 420 mijë banorë më pak sipas Censit 2023, ndërsa shumë qarqe kanë humbur një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së tyre. Në të njëjtën kohë, distancat administrative janë rritur, investimet janë përqendruar kryesisht në qytetet qendër dhe mbi 70% e bashkive vazhdojnë të varen nga transfertat e qeverisë qendrore. Këto të dhëna tregojnë se madhësia e bashkisë nuk garanton automatikisht eficiencë, autonomi financiare apo shërbime më të mira.
Një model në përputhje me standardet evropiane
Projekti mbështetet në parimet e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, sipas së cilës vendimmarrja duhet të ushtrohet sa më afër qytetarit. Përvoja evropiane tregon se nuk ekziston një model unik organizimi territorial; shtetet demokratike kërkojnë një ekuilibër ndërmjet eficiencës administrative, autonomisë vendore, përfaqësimit demokratik dhe zhvillimit lokal. Pikërisht këtë balancë synon të arrijë edhe modeli i propozuar nga Partia Demokratike.
Një reformë e plotë e qeverisjes vendore
Modeli i ri nuk kufizohet vetëm në ndryshimin e hartës territoriale. Ai parashikon:
• organizim të ri territorial me 100 bashki;
• krijimin e 6 rajoneve si niveli i dytë i qeverisjes vendore;
• decentralizim real të kompetencave dhe burimeve financiare;
• forcimin e autonomisë fiskale të bashkive;
• rritjen e rolit të komuniteteve në vendimmarrje;
• zhvillim më të balancuar ekonomik dhe territorial.
Objektivi është ndërtimi i një pushteti vendor që garanton më shumë funksionalitet, më shumë demokraci lokale dhe më shumë shërbime cilësore për qytetarët.
Partia Demokratike është e bindur se debati nuk duhet të përqendrohet tek pyetja “sa bashki duhet të ketë Shqipëria”, por tek pyetja shumë më e rëndësishme: “Cili model i qeverisjes vendore garanton më mirë shërbimet, përfaqësimin demokratik, autonominë vendore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit?”
Ky është vizioni që mishëron Reforma Administrativo-Territoriale 2026.
Bashki për qytetarët, jo për pushtetarët.

Mund të jetë një grafik i harta dhe teksti që thotë "Propozimi i Ndarjes Territoriale 100 Bashki Legjenda ekzistues bashkish 53_Cakran Feakull Ndarja Territoriale 100 Bashki Bashki 56Lushnja 0_Tropaje _Shishtavec _Elesan 5Fusha Bregu Manis 1_Litrazhd 3_Bradashesh 64_Shpat Zadrime 19_Kurbin 20 Kлoνe _Foubik _Sukth 88_Pulican _Skrapar 24_Knuje _Shpirag Osiak _FushKrujt Durés 7_Bulqize 28 9_Mat Maliq Pogradec 75_Beisht 76_Pustec Madhe Maqellare 78_Leskowk Shupenzi Kastriat Mokir Kavale 83_Libohove Progazhine Petralé Momaliaj Kashar _Tepelene Grokanter Ndroa _Koplik 45_Disjake 7Raskowee Novosela Andenics 9_Fiershegan _Orkum Konispal Puke 50_ Mallakaster 52 29_Sarande _Kukes 40 60 Kllometers"

About Redaksia

Check Also

Protesta/ Rama të largohet, kreu i SPAK të japë dorëheqjen nëse nuk arreston të korruptuarit!

Protesta maratonë kundër qeverisë së Edi Ramës vijoi edhe në ditën e saj të 66-të …