Rama në ruletë mes Drejtësisë dhe Mafias

Nga Basir ÇOLLAKU

Gusht dhe vapë trullosëse. Protestë e pandalshme, tashme në muajin e tretë mbarëkombëtare kundër qeverisë. Pushtet hajdut deri në kanibalizëm. Dosje ulëritëse. Korrupsion dhe kokainë.

Të gjitha për të larguar një emër. Çelësin e piramidës të së keqes.

Edi Rama

I pandehur në det, me tecet e energjisë, në ajër me falimentin e Alb Controll, të linjës ajrore gjoja shtetërore dhe aeroportin e Vlorës, në tokë me një turrë dosjes. Antishqiptar si askush tjetër, në asnjë lloj gjuhe.

Edi Rama

I pandehuri i fundit i pari në radhë.

Balluku rrotullohet mes presionit agresiv ndaj Ramës e dredhive të hetimit

Beqja gjen prokurorë dremitës dhe procedura pas dy vitesh e rikthen në shtëpi. por jo qindra milionë eurot e koncensioneve

Veliaj harxhon për avokatët kundër drejtësisë, thuajse aq sa është harxhuar për reformën me të cilën mburrej jashtë qelisë

Balla koordinatori përmendur në 80 përqind të dosjeve të sky-enchro chat tek droga e pastrimi parave hidhet si mister suksesi

Aruba-Albaian files, AKSHI, “Balluku” organizata kriminale mbushur me KM, ministra, deputetë, trafikantë, zyrtarë të lartë pushteti, drejtësie, biznesmenë, medie, oficerë policie, kontrollojnë bashkë gjithçka.

Trafikantë droge e krerë bandash marrin tendera nga qelia. Ortaku Rama nuk i refuzon dot.

“Becchetti” 150 milionë në kurrizin tonë, po pjell një “Bexhet” ndoshta më dreq se aq.

Beqiri njeriu organizatës, kapet në Francë, kështjella dhe avionë, atësia e të cilave kërkon ADN hetimore më tej. Duket se Rama do ia djegë 40 ditëshin e dosjes për ekstradim me pastorin që zot ka KM. Ashtu si prokurorët u gafilosën me shpjegime dijenie të vonuar.

Vëlla Olsi trashi lojërat e fatit me dhjetëra milionë euro, nën hundë-sytë e SPAK-ut, nuse Linda duket nëpër fashikuj të tjerë të shumtë mëkatesh.

Balluku sipas legjende urbane dhe jo vetëm, rend nën ethet e një mëmësie të vonuar, duke kompromentuar Prokurorinë Speciale. Pa harruar shantazhin ndaj shefit të marrë peng.

Të gjithë presin shtatorin të bymehen

Protesta

Opozita

SPAK

Korrupsioni

Kokaina

Pastrimi i parave

Ambasadat…!!

Kush do të derdhet mbi kë?!

Narcogjatësia me kokë nga lobingjet po pret synetllekun e fundit të përballjes mes Drejtësinë dhe Mafias…

Njëra vonon tjetra nuk fal!!

Loja mes burgut dhe qoftlargut është në seritë e fundit!!

RULETA PO RROTULLOHET.

About Redaksia

Check Also

Kufiri i Shqipërisë së re!

Nga Ditmir BUSHATI Në Shqipëri është bërë zakon që çdo masë të paketohet si reformë, …