Kedhi: Si mund të jetë një qeveri kaq antishqiptare dhe e pashpirt me qytetarët e vet?

Nënkryetari i PD, Nikola Kedhi, ka publikuar një denoncim në rrjetet sociale lidhur me shembjen e një objekti në qytetin e Vlorës, duke akuzuar bashkinë se ka ndërhyrë me shpejtësi pas njoftimit të banorëve.

Sipas tij, qytetarët janë njoftuar një ditë më parë për ndërhyrjen, ndërsa objekti është shembur vetëm disa orë më pas.

Reagimi i Nikola Kedhit

Si mund të jetë një qeveri kaq antishqiptare dhe e pashpirt me qytetarët e vet?

Dje u njoftuan banoret në Vlorë, sot u shemb objekti!

Pronarët, siç rrëfejnë ata vetë, janë me leje.

Ky antishqiptar që sundon sot ka shkaktuar lot së tepërmi.

Vlonjatët do të ta japin përgjigjen e merituar shume shpejt.

About Redaksia

Check Also

Berisha: SPAK nuk e ka dërguar kërkesën për arrestimin e Ballukut sepse është nën kontrollin e plotë të Edi Ramës

Ambrozia Meta, SYRI TV: Edhe një pyetje të fundit. Nga këto zhvillime kemi harruar një …