Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim nga qytetari dixhital, i cili informon se sot me urdhër të Edi Ramës, është bërë pagesë prej rreth 848 milionë lekësh (rreth 8.5 milionë euro) drejt kompanisë Soft & Solution, në pronësi të Ermal Beqirit, ndërsa ky i fundit ndodhet i arrestuar në Francë.
Berisha shkruan se, pagesa është bërë ‘me urdhër të Edi Ramës’ dhe lidhet me kontrata të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Sipas tij, bëhet fjalë për një kontratë për ‘përmirësimin e shërbimeve elektronike me teknologji mikroservisi’.
Postimi i kryetarit të PD, Berisha
848,000,000 lekë (8.5 mln euro) i kalohen sot kriminelit Ermal Beqiri me urdhër të Ramës!
Të dashur miq,
Pavarësisht se është i arrestuar për qindra milionë euro vjedhje në AKSHI, kopshtin privat të Edi Ramës për llogari të këtij të fundit, Rama urdhëron të shpërblehet sot edhe me 8.5 milionë euro të tjera kështjellari i tij.
Ky është shteti i kreut të Meduzës, apo padrinos së organizatës kriminale.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital:
‘Përshëndetje, Doktor. Ermal Beqirit i kanë kaluar sot, me urdhër nga lart, nga Ministria, gati 8 milionë e ca euro, me një përshkrim për AKSHI-n, për mirëmbajtje kompjuterike: 848,000,000 lekë për Soft & Solution.
AKSHI-Përmirësimi i shërbimeve elektronike me teknologji mikroservisi. Kontratë nr. prot. 116, datë 13.12.2024, Ministria e Financave, Tiranë.
Gazeta RD