Shëndetësisë i del pronari! Noka: Kryeministri ndan ministritë te klientët!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka shprehet se tanimë kryeministri Edi Rama po e kthen shëndetësinë në monopol të oligarkëve.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Noka shkruan se shëndetësia është me pronar të ri, ku Klodian Allajbeu kontroolon këtë sektor të rëndësishëm të qeverisë.

Reagimi

Shëndetësisë i del pronari!

Kryeministri ndan ministritë te klientët.

Allajbeu do të ketë ministrinë e tij.

Pasi i dha hemodializën, #Rama po ia jep të gjithë tenderat Klodian Allajbeut, duke e shndërruar në monopol në shëndetësi. Me këtë vendim, sistemi shëndetësor #shqiptar merr goditjen fatale

#Shqiptarët kanë 1 arsye më shumë për t’iu bashkuar protestave

Kryengritja kombëtare është zgjidhja e vetme për t’i dhënë fund këtë regjimi.

About Redaksia

Check Also

Protesta/ Rama të largohet, kreu i SPAK të japë dorëheqjen nëse nuk arreston të korruptuarit!

Protesta maratonë kundër qeverisë së Edi Ramës vijoi edhe në ditën e saj të 66-të …