Rama në Dhërmi/ Berisha: A është edhe ky skaf i Beqirit???

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar pasi në media u publikuan pamje të Edi Ramës duke lundruar me një skaf në Dhërmi.

Në një postim në Facebook, Berisha ngre dyshime mbi pronësinë e mjetit lundrues, duke e lidhur atë me biznesmenin Ermal Beqiri, i cili ndodhet në qendër të hetimeve të SPAK.

“A është edhe ky skaf i Beqirit???”, shkruan Berisha, pa dhënë detaje të tjera.

Përmes këtij reagimi, Berisha rikthen akuzat ndaj Ramës dhe kërkon sqarime lidhur me përdorimin e skafit.

About Redaksia

Check Also

Mbyllen dëgjesat për reformën territoriale në Divjakë/ Banorët kundër shkrirjes së bashkisë

Komisioni i ngritur nga Këshilli Bashkiak Divjakë për përgatitjen e materialeve në kuadër të reformës …