Nga Ylli ASLLANI
Të nderuar miq! Për këdo që do të dijë se ku ndodhet bashkia e tij në projektin e opozitës po paraqes sërish:
Janë as më shumë e as më pak por:
Kjo është një alternativë me 39 bashki më shumë nga harta e dështuar aktuale me 61 bashki, si dhe 54 bashki më shumë nga oferta e re edhe më e rezikshme e PS!
Ai nuk përkon në fakt me ëndrrën e vjetër të Edi Ramës për të qenë njëkohësisht Kryeministër dhe Kryebashkiaku i Shqipërisë!
Ndaj kjo ambicje anormale e tij për oushtet të pakufizuar, megjithë kamuflimin pas efiçencës e përralla të tjera ka shkaktuar alarm, protesta të shumta, mos dakortësi dhe zemërim të ligjshëm në gjithë Shqipërinë!
Tabelën e Plotë të Ndarjes së Bashkive dhe Njësive Administrattive, si dhe dy fjalë për projektin e Opozitës, i cili synon të mbështesë bashkitë të vetqeverisen dhe jo të qeverisen nga Kryeministria!
Ai është ndërtuar mbi analizën e pasojave rënuese të reformës së vitit 2014, me kritere në kundërshtim me kalkulimet paranojake të Ramës për të fituar zgjedhjet e ardhshme elektorale në kurriz të shkrirjes së 15 bashkive.
100 bashki dhe 6 rajone, duke synuar një pushtet vendor më funksional, më demokratik, më efikas dhe më pranë qytetarëve, që do të thotë më larg pushtetarëve.
“Një hartë e re dhe organizim territorial që garanton më mirë funksionalitetin, autonominë vendore, subsidiaritetin, përfaqësimin demokratik dhe aksesin e qytetarëve në shërbime publike cilësore.”
Oferta e opozitës është një reformë e plotë e qeverisjes vendore
Ai parashikon:
• organizim të ri territorial me 100 bashki;
• krijimin e 6 rajoneve si niveli i dytë i qeverisjes vendore;
• decentralizim real të kompetencave dhe burimeve financiare;
• forcimin e autonomisë fiskale të bashkive;
• rritjen e rolit të komuniteteve në vendimmarrje;
• zhvillim më të balancuar ekonomik dhe territorial.
Partia Demokratike beson se rritja e numrit të bashkive nuk është një qëllim në vetvete, por një instrument për të forcuar demokracinë vendore e afërsinë me qytetarin, si dhe për të përmirësuar cilësinë e qeverisjes dhe shërbimeve për qytetarët.
• të jetë funksional dhe i aksesueshëm për qytetarët
• të afrojë vendimmarrjen me qytetarët;
• të rrisë llogaridhënien e institucioneve vendore;
• të forcojë identitetin historik dhe komunitar të territoreve;
• të përmirësojë aksesin në shërbimet publike;
• të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik lokal;
• të frenojë shpopullimin dhe boshatisjen e zonave rurale;
• të sigurojë një zhvillim më të balancuar territorial.
Analiza mbi të cilën është ndërtuar projekti evidenton se pas reformës së vitit 2014 Shqipëria ka përjetuar një rënie të ndjeshme të popullsisë, me rreth 420 mijë banorë më pak sipas Censit 2023, ndërsa shumë qarqe kanë humbur një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së tyre.
Projekti mbështetet në parimet e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, sipas së cilës vendimmarrja duhet të ushtrohet sa më afër qytetarit.
“sa bashki duhet të ketë Shqipëria”,
por tek pyetja shumë më e rëndësishme:
” Sa bashki dhe cili model i qeverisjes vendore garanton më mirë shërbimet, përfaqësimin demokratik, autonominë vendore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit?”
Ky është vizioni që udhëheq PD në hartimin e Reformës Administrativo-Territoriale 2026.



Gazeta RD