Shkrirja e bashkisë, banorët e Divjakës për të pestën ditë në protestë

Banorët e Divjakës vijojnë të kundërshtojnë ndarjen e re territoriale të mazhorancës qeverisëse, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive, mes tyre edhe Divjaka.

Për këtë arsye, ata kanë dalë sërish sot në protestë për të 5 ditë me radhë.

Largimi i shërbimeve, realiteti ekonomik e shoqëror kanë qenë argumentet për të kundërshtuar shkrirjen e bashkisë Divjakë.

Protestuesit janë shprehur se nuk do ndërpresin protestën deri në momentin që qeveria do të njoftojë anulimin e projektit i cili parashikon shkrirjen e bashkisë.

Në fund të fjalimeve protestuesit zhvilluan dhe marshimin në rrugët e qytetit ku bënë thirrje për t’u bashkuar në më shumë qytetarë Divjakës në kauzën e tyre.

About Redaksia

Check Also

Ish-ministri i Ramës/ Protesta, shpërthim i pakënaqësi së madhe popullore ndaj qeverisë

Ditmir BUSHATI Sikurse shumë prej revolucioneve të Europës Lindore, protestat në Shqipëri nuk nisën me …