Mariglen Kume, MCN TV: Ju denoncuat që kryeministri ka urdhëruar Ministrinë e Financave për alokimin e 8.5 milionë eurove ndaj kompanisë ‘Soft & Solution’ që është e Ermal Beqirit i cili është i arrestuar në Francë si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. A keni ju dijeni se nga kush menaxhohen, administrohen llogaritë bankare te kësaj kompanie, pasi ajo ka një administrator shtetëror për momentin? Pyetja e parë.
Sali Berisha: Së pari, ajo është një kompani e sekuestruar e cila nuk mund të marrë asnjë qindarkë nga shteti.
Ato janë para të taksapaguesve shqiptarë dhe asnjë qindarkë ky hajdut s’duhet, ky kështjellari i Edi Ramës, s’duhet të marrë më nga shteti. Nuk kam unë dijeni se kush është administratori, por kam dijeni se ajo, pa urdhër të Edi Ramës ato para nuk disbursoheshin kurrë.
Mariglen Kume, MCNTV: Në këtë logjikë, a do të duhet institucionet shqiptare që të anulojnë tenderat e dhënë ndaj kësaj kompanie dhe të ndërmarrin procedura të reja që t’i japin ato te një operator më i sigurtë?
Sali Berisha: Në këtë logjikë, ndërmarrjet shqiptare nuk mund të bashkëpunojnë kurrë me kriminelë dhe ndërmarrjet e tyre. Nuk mund të bashkëpunojnë kurrë me kriminelë dhe ndërmarrjet e tyre, pa diskutim. Po ato janë ato tendera zoti Kume.
Ato janë kështu. Del Frangu, baxhanaku i Linditës së Surrelit, dhe thotë ‘unë do t’ju bëj ju, do t’ju lumturoj me inteligjencë artificiale’. Do kujdesen për të, inteligjencë artificiale, inekzistente në Shqipëri. Nuk do përmirësoj thotë se domethënë ekziston sipas tij, ekziston. Dhe sa merr? 75 milionë euro.
Me këtë akt, u janë vjedhur 75 milionë qytetarëve shqiptarë asnjë produkt. Zero produkt. Po kështu është kontrata e ‘Soft & Solution’ që herë e merr njëri, herë e merr tjetri, herë e merr tjetri kompaninë.
A ky bashkëpunim me krimin çfarë mund të ketë? Pastaj, del problemi shumë thjesht. Po ndërtohet kulla me paratë e trafikantëve. Jo, thotë, duhet të vazhdojë investimi që kulla të mos ndërpritet. Jo mor zotëri!
Sipërmarrjet e krimit shemben, sipërmarrjet e krimit asgjësohen, sipërmarrjet e krimit falimentohen, ky është qëndrimi në qoftë se shteti do të ndahet nga krimi. Kur janë pjesë e shtetit, krimi pjesë e shtetit, vazhdojnë me këtë mënyrë.
Gazeta RD