SPAK duhej të dilte që në 24 prill të thoshte se, kishte lëshuar urdhër ndërkombëtar arresti për Agasin dhe Ermal Beqirin

Mariglen Kume, MCNTV: Zoti Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale denoncuat, të shtunën që kaloi, denoncuat se SPAK vonoi urdhër-arrestin ndërkombëtar për Ermal Beqirin. Ndërkohë po në një reagim atë ditë, Prokuroria e Posaçme deklaroi se e ka nxjerrë urdhër-arrestin ndërkombëtar që më datë 24 dhjetor të 2025-ës.

Sali Berisha: Së pari, këtë deklaratë SPAK duhet ta bënte që në datën 24 prill, kur unë denoncova këtu se nuk është lëshuar urdhër ndërkombëtar arresti për Agasin dhe Ermal Beqirin.
Informacionet e mia ishin se Beqiri po blinte avion dhe po krijonte sipërmarrje në Austri dhe Slloveni. Dhe unë e kisha të vështirë ta imagjinoja se po të kishte shkuar urdhri i arrestit nga Interpoli, nga Europoli, agjencitë zbatuese austriake dhe sllovene nuk do ta ekzekutonin.
SPAK-u nuk e deklaroi atëherë.
SPAK-u nuk e deklaroi as pas daljes sime të dytë këtë. SPAK-u e deklaroi pas daljes sime të dytë dhe unë nuk e vë në dyshim, gjersa thotë e kanë lëshuar. Atëherë çfarë ka ndodhur?
Kjo është për t’u hetuar. Vërtet ata e kanë lëshuar dhe unë nuk besoj që të mos e kenë lëshuar, gjersa thonë se është gjë e vërtetueshme.
Çfarë ka bërë Ministria e Drejtësisë? Çfarë ka bërë policia me të? Sa e kanë mbajtur ato? Dhe varianti i fundit mundet që edhe agjencitë e këtyre vendeve, të cilat me thënë të vërtetën shquhen për shtet ligjor të konsoliduar, mund të mos e kenë parë, çka është jashtëzakonisht e vështirë. Shumë e vështirë.
Them aty se çdo lloj kontrolli për arrestet ndërkombëtare është i përhapur në shumë pika, por natyrisht do ta shohim. Çfarë ka ndodhur, diçka ka ndodhur. Nuk mund të them që ashtu siç tha SPAK-u ata e kanë lëshuar në kohën e duhur, po e ka mbajtur Ministria e Brendshme, se ka mbajtur, e ka mbajtur Drejtori i Policisë, se ka mbajtur, çfarë kanë bërë ata me këto.
Ajo është për t’u hetuar dhe ne do merremi me të, por natyrisht nuk është proces i thjeshtë, të themi atë që është, sepse ata janë gënjeshtarë shumë.
A mund të imagjinosh këtë Lamallarin, një njeri i papërgjegjshëm, i turpshëm. Shpalla thotë ‘non grata’ gazetarin, ky është një akt stalinist. Vetëm Enver Hoxha mund të bënte një gjë të tillë.
Se bënte kush këtë, po shkruaj çfarë të duash. Paska thënë Ramoviç. Lexova statusin e tij. Ky mendon se në këtë mënyrë do konsolidojë pushtetin, pozitën.
Po në këtë mënyrë ky tregon se është një rrugaç i keq aty, i turpshëm. Apo për imamin se paska thënë që ‘gratë duan dajak’. Sigurisht që s’është për t’u thënë, sigurisht që është standard i dënueshëm, po kjo nuk e pengon kurrë atë për të lëvizur.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Agasi koordinonte Ramën me kartelet e drogës! A ishte ky një arrestim i vërtetë?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar përmes një stazusi në rrjetet sociale, pas …