Berisha takon djalin e Johanna Jutta Neumann, hebreje e shpëtuar nga Holokausti nga shqiptarët

Kryetari i PD, Sali Berisha priti në një takim gjatë ditës së sotme me “miqtë e shquar të Shqipërisë, Benjamin Neumann dhe Zonjën Ellie Katz Neumann, bashkëshorten e tij”.

Berisha shkruan se, Benjamin Neumann i biri i të ndjerës Johanna Jutta Neumann e shpëtuar nga Holakausti nga shqiptarët familja Pilku, Hoxha gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Postimi

Takim me miqtë e shquar të Shqipërisë, Benjamin Neumann dhe Zonjën Ellie Katz Neumann, bashkëshorten e tij

Të dashur miq, pata kënaqësi të pres në takim dy miq të shquar të kombit shqiptar, Zotin Benjamin Neumann i biri i të ndjerës Johanna Jutta Neumann e shpëtuar nga Holokausti nga shqiptarët familja Pilku, Hoxha gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe bashkëshorten e tij Ellie Katz Neumann.

Në takim i falenderova me shumë mirënjohje miqtë për angazhimin e tyre me përkushtim të veçantë në promovimin në SHBA dhe në Europë të qëndrimit të shqiptarëve ndaj hebrenjve që përndiqeshin nga nazistët, shpëtimin e tyre nga ploja e Holakaustit. Takimi ishte miqësor.

About Redaksia

Check Also

“Poshtë diktatura!”/ Marshimi i protestuesve nuk ndalet në ditën e 92-të

Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër akset kryesore të Tiranës, …