Divjaka kundërshton shkrirjen e Bashkisë, banorët djegin teserat e PS

Banorët e Divjakës kanë vijuar për të gjashtën natë radhazi protestat kundër reformës territoriale që parashikon bashkimin e Bashkisë Divjakë me Bashkinë Lushnje.

Protestuesit u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës në qendër të qytetit, ku përsëritën kundërshtimin ndaj projektit dhe deklaruan se do të vijojnë tubimet deri në tërheqjen e tij.

Gjatë fjalimeve, banorët u kërkuan deputetëve të zgjedhur në zonë, si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita, që të shprehin publikisht qëndrimin e tyre dhe të mbështesin kërkesën e komunitetit të Divjakës.

Sipas protestuesve, bashkimi me Lushnjen do të cenojë interesat dhe identitetin e zonës, ndaj ata kërkojnë që projekti të anulohet. Në shenjë pakënaqësie, disa prej tyre kanë djegur edhe teserat e Partisë Socialiste, një veprim që është ndërmarrë edhe nga kundërshtarë të tjerë të reformës në bashki të ndryshme.

About Redaksia

Check Also

Burri i Drejtoreshës që vidhte paratë me thasë të Postës bëhet edhe ai Drejtor

Jo shumë larg pasi ish-drejtoresha e postës së Durrësit, Elisabeta Mataj u la në burg …