“Poshtë patronazhistët”, protestuesit vërshojnë në rrugët e Tiranës

Qindra qytetarë u mblodhën këtë të premte në Tiranë, ku po zhvillohet protesta e 68-të radhazi kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Tubimi nisi në Sheshin “Skënderbej”, e më pas para Kryeministrisë ku pjesëmarrësit mbajtën fjalime dhe shprehën qëndrimet e tyre kundër qeverisë, përpara se të nisnin marshimin nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.

Me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kërkuan ndryshim politik dhe dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës. Marshimi po zhvillohet në mënyrë paqësore.

Protestuesit theksuan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe përmbushjen e kërkesave të tyre.

About Redaksia

Check Also

“Bashkëjetoj me Ronin”/ Vlora Hyseni, nga krevati me Gysin, tek trafikanti i armëve të Ramës, si u shpartallua SHISH

Sali BERISHA Armët dhe droga, droga dhe armët janë binjakë të trafiqeve kriminale dhe ilegale. …