Qytetari: Kam 4 muaj pa ilaçe, çmimet tre herë më lart se Greqia e Italia

Qytetarët protestojnë sërish edhe ditën e sotme duke kërkuar largimin e Edi Ramës.

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për një problem shëndetësor me të cilën vuan, ndërsa ka denoncuar mungesën e ilaçit për sëmundjen me të cilën përballet.

Në një prononcim për gazetarin Osman Stafa, qytetaru ka denoncuar edhe çmimet e larta, duke treguar edhe faturën, për të njëjtin ilaç të cilin në Kosovë e merr me një çmim më të lirë se në Shqipëri.

“Kam 4 muaj pa marrë ilaçe. Vuaj nga sëmundja e gjakut. Të paktën 5 herë kam qenë në Shëndetësi dhe asnjë zgjidhje. Edhe te Fondi jam interesuar, u takova me nëndrejtorin dhe prapë asnjë zgjidhje.

Ilaçet që i marrim nëpërmjet shokëve, në Itali me 50 euro, Greqi me 50 euro, kurse këtu rreth 200 milek. Për katër muaj i marr ilaçet në Kosovë me këtë çmim. Erdha këtu se më erdhi në maj të hundës, nuk kisha kur të shkoja më. 230 mijë lek kam pensionin, ndërsa ilaçet janë 215 mijë lek”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Garën për fondin 6 milionë euro për Start-up e fiton Noizy

Skandalet me shpërndarjen e fondeve të Startup Albania duket se nuk kanë fund. Pas zbulimit …