Protesta e 68-të/ Ky vend është i yni, ne jemi sovrani! Ju erdhi fundi!

Në protestën e 68-të para Kryeministrisë, një qytetar u shpreh se shqiptarët nuk duhet të humbasin besimin dhe duhet të marrin në dorë fatin e vendit.

Ai akuzoi për premtime të pambajtura ndër vite dhe tha se qytetarët duhet të bashkohen për të vendosur përmes votës së lirë.

Duke iu drejtuar protestuesve, ai deklaroi se Shqipëria është e qytetarëve dhe se vendi nuk mund të mbetet peng i qeverisë që ka zhgënjyer shqiptarët.

Fjala e tij:

Ju përshëndes të gjithëve! Është kënaqësi e jashtëzakonshme të jesh këtu mes jush.

Në këto 36 vite, ne kemi dëgjuar gjithçka. Nga premtimet të cilat nuk u mbajtën kurrë nga një klasë politike e korruptuar, e konsumuar dhe antikombëtare. Të gjithë prej nesh, normalisht që do kemi, kemi dhe jetët tona dhe do vazhdojmë, por unë takova një shqiptar i cili kishte që nga ’91-shi që nuk kishte qenë në këtë vend. Dhe më tregoi udhëtimin e tij brilant, duke nisur nga Shkodra dhe deri në Sarandë.

Duke ndjekur rrugën, korridorin Adriatiko-Jonian, ai përfundoi në Durrës dhe nga Durrësi mori trenin dhe erdhi në Tiranë.

Nga Tirana u çudit dhe pa të gjitha këto ndërtime të mrekullueshme, me parqe, me lulishte, me kampuse universitare dhe me një lumë, siç është Lana, i cili ishte det i pastër.

Më pas ai mori tramin për të shkuar në Rinas dhe nga Rinasi, me avion, udhëtoi drejt aeroportit të Sarandës. Dhe më tregoi se gjatë atij udhëtimi kishte parë linjën hekurudhore, marinën e Durrësit, portin e Karpenit dhe, më tej, aeroportin e Vlorës dhe Vlorën.

Më tregoi se kishte parë dhe aeroportin e Gjirokastrës, i cili ngrinte vetëm aeroplanë turistikë, dhe shikonte rrugës e bëra, fshatrat e zhvilluar dhe fushat e Shqipërisë të mbjella, me planimetri dhe toka të bonifikuara.

Motra dhe vëllezër!

Kjo është Shqipëria që kemi dëgjuar nga këta njerëz, por që kurrë nuk erdhi! Kjo është Shqipëria, mashtrimet e kësaj klase politike ndaj nesh, por kurrë nuk erdhën.

Ju që jeni në shtëpi, ju që ende keni humbur besimin, sepse keni humbur besimin te vetja juaj, keni humbur besimin te kjo klasë politike, duhet të kuptoni se Shqipëria nuk është brenda shtëpisë tuaj, por është në rrugë, është në spitale, është në institucione, është në male, në fusha e në det!

Ky është vendi ynë! Prandaj ne sot themi: Ju erdhi fundi!

E natyrisht, sepse të gjitha këto premtime në 35 vjet dhe shumë e shumë të tjera, të cilat na i kanë mbajtur me projekte të parealizuara në këtë vend, ne jemi pikërisht këtu sepse ne nuk besojmë më mashtrimet e tyre. As besën e atyre, as besën e të pabesëve!

Motra dhe vëllezër, ky vend është i joni dhe ky vend ka nevojë për ne më shumë se kurrë, sepse ne duhet t’i tregojmë kësaj politike të korruptuar se ne jemi sovrani në këtë vend!

Dhe çfarë? Ne nuk kemi kërkuar gjëra shumë të thjeshta. Ishim në Kushtetuese, normalisht duhet të heqim ne kryeministrin më të korruptuar në Evropë!

Ne kemi kërkuar që të vendosim ne, sovrani, të vendosim me votë të lirë se si do të vazhdojë jetesa në këtë vend. Dhe të mos vendosin njerëzit pa dinjitet në parlament që ka sjellë ky kryeministër.

Vetëm të bashkuar ne ia dalim, sepse sa herë që ne bashkohemi vjen një energji e re, është një fuqi e madhe, sepse ky vend është i joni dhe ne meritojmë të drejta dhe liri të barabarta.

Ne nuk duam politikanë të bëhen pronarë me ligje.

About Redaksia

Check Also

Aktivisti: Qeveria ka nisur numërimin mbrapsht! Rama në burg, Belinda në burg!

Aktivisti Edison Lika ka marrë fjalën në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, ku protestuesit janë …