Revolta/ Qytetarët e Memaliajt bllokojnë rrugën nacionale: Rama jep dorëheqjen!

Qytetarët e Memaliajt dolën në protestë këtë të shtunë kundër propozimit të Partisë Socialiste për reformën e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin e saj me Tepelenën.

Gjatë tubimit, protestuesit mbajtën fjalime kundër reformës territoriale dhe më pas bllokuan rrugën nacionale, duke kundërshtuar ndryshimet e propozuara.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, pjesëmarrësit kërkuan tërheqjen e projektit, ndërsa dëgjoheshin sloganet “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Jo shkrirjes së Memaliajt!”.

Ata deklaruan se do të vijojnë protestat, duke e cilësuar reformën një goditje për identitetin dhe të ardhmen e qytetit.

About Redaksia

Check Also

Rama e përdori për të vjedhur aeroportin/ Kosova e arreston

Ish-bashkëpunëtori i Behgjet Pacollit, biznesmeni Valon Lluka, është ndaluar sot nga Policia e Kosovës. Lluka, ish-drejtori …